LIVE UPDATES
Aktualitet

"Siguria do garantohet me efektivë"/ Viti i ri shkollor, publikohet plani i masave: Kontroll drejtuesve të mjeteve që transportojnë nxënësit

Njëkohësisht në zbatim të programit për reduktimin e drogave duhanit dhe alkoolit në shkolla, (SCPA) specialistët e policimit në komunitet do vijojnë të japin orë mësimore në shkollat 9-vjeçare .

5 September 2025, 10:32 Nga E. D

"Siguria do garantohet me efektivë"/ Viti i ri shkollor,

TIRANË- Policia ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore me nisjen e vitit të ri shkollor. Bëhet me dije se do të ngarkohen shërbime për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, të mesme, si edhe ato të larta kur të fillojë viti i ri akademik.

Njëkohësisht në zbatim të programit për reduktimin e drogave duhanit dhe alkoolit në shkolla, (SCPA) specialistët e policimit në komunitet do vijojnë të japin orë mësimore në shkollat 9-vjeçare .

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues Agron Çeli, deklaratë për median për marrjen e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim.

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë tuaj sot, për të informuar qytetarët dhe prindërit, për masat e marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me aktorët e tjerë që i ngarkon ligji për sigurinë në shkolla.

Me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla dhe përreth tyre, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, më datë 8 shtator 2025, dhe në vazhdimësi gjatë gjithë vitit shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në mbështetje të ligjit ”Për Policinë e Shtetit” dhe të rregullores së Policisë së Shtetit, të miratuar me VKM, si dhe në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në Shkolla, ka nxjerrë një urdhër të posaçëm, në zbatim të të cilit u hartua plani i detajuar i masave me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të angazhuara për sigurinë në shkolla.

Për zbatimin e këtij plani do koordinohen veprimet me Policitë bashkiake, oficerët e sigurisë në shkolla, drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve, bordet e prindërve, si dhe me AKU-në.

Ndërkohë drejtuesit e drejtorive vendore, komisariateve dhe stacioneve të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm, hartuan plane masash për shërbimet e kontrollit të territorit me detyra konkrete që do të kryejnë punonjësit e Policisë që do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, të mesme por dhe ato të larta kur të fillojë viti i ri akademik.


Komisariatet dhe Stacionet e Policisë, për shkollat që kanë në juridiksion, do sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, me Ndihmës/specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Policinë Kriminale, duke planifikuar, organizuar dhe kryer shërbime në bashkëpunim me Policitë bashkiake në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.

Ndihmës/specialistët e Policisë në zona dhe punonjësit e Policimit në Komunitet, do të mbajnë kontakt të përditshëm me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, si dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Strukturat në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale dhe pranë drejtorive vendore të Policisë, do të intensifikojnë punën e tyre në marrjen e informacioneve që nxisin veprimtari të mundshme kriminale si brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, identifikimin dhe ndëshkimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione.

Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla dhe Programit të Ri të veprimit të Ministrisë së Arsimit, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, AKU-në, pushtetin vendor, psikologët dhe punonjësit socialë në shkolla.

Në vazhdimësi do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe jopublike, si dhe të pushtetit vendor për përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet e mësimdhënies, duke përcaktuar masa për:

-Përcaktimin e perimetrit të sigurisë në shkollat e të gjitha niveleve.

-Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

-Vendosjen e sinjalistikës përkatëse vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave.

Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë.

Strukturat vendore të Policisë do vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me prishjen e rendit publik dhe kryerjen e çdo veprimtarie kriminale në këto institucione, si dhe konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit brenda shkollës, fenomenin e bullizmit, si dhe mosmarrëveshjet që mund të kenë me shtetas të tjerë jashtë institucioneve arsimore, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në rastet e njoftimeve të rreme, që shkaktojnë panik te nxënësit dhe stafet pedagogjike,strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me prokuroritë, do punojnë për zbulimin, identifikimin e telefonuesve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Nga ana e drejtuesve të strukturave për krimet në volum, të rendit publik dhe Policisë Rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat joqeveritare që në fokusin e punës së tyre kanë institucionet arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me kolektivin mësues-nxënës, të shkollave 9 vjeçare dhe ato të mesme si në ambientet e Policisë dhe në ato të shkollave, për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane, për sigurinë dhe bashkëpunimin me Policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, për rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta e të zjarrit në banesa apo nga të rinjtë dhe rrezikun nga krimet kibernetike, etj.

Njëkohësisht në zbatim të programit për reduktimin e drogave duhanit dhe alkoolit në shkolla, (SCPA) specialistët e policimit në komunitet do vijojnë të japin orë mësimore në shkollat 9-vjeçare .

Specialistët për krimet në volum dhe ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ) do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla si: takimet e bordit të prindërve, senatit të nxënësve, etj., duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë publike në këto institucione.

Do të zhvillohen analiza periodike, në lidhje me sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në shkolla, duke evidentuar problemet që hasen dhe përcaktimin e detyrave konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe parandalimin dhe goditjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që mund të zhvillohet në ose pranë institucioneve arsimore ose ambienteve shkollore.

Për raste apo ngjarje të veçanta do të zhvillohen takime dhe analiza të përbashkëta me drejtues të këtyre institucioneve dhe do të dërgohet informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112 çdo dyshim apo konstatim që cenon jetën, shëndetin dhe procesin mësimor të nxënësve.

Policia e Shtetit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, garanton prindërit dhe gjithë qytetarët për një angazhim maksimal për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Urojmë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme suksese në këtë vit shkollor! Policia është pranë jush, mos ngurroni të bashkëpunoni dhe të bisedoni me punonjësit e Policisë për çdo shqetësim tuajin.

policia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin