14 March 2025, 17:59
Nga A.Ll
Enrico Barduani dhe Giovanni Pietro Barbano
KOSOVA - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, nënshkruan sot Procedurat e Përbashkëta Operative të Rishikuara mes KFOR-it dhe EULEX-it, së bashku me një Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it për EULEX-in.
Këto procedura të rishikuara synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok mes dy misioneve në kontekstin e operacioneve të mundshme të përbashkëta, në përputhje të plotë me mandatet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.
“Bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it dhe EULEX-it shërben si shembull i integrimit efektiv të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprueshmërisë”, thuhet në njoftim.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, vazhdon njoftimi.
enrico barduani dhe giovanni pietro barbano kfor eulex
Aktualitet
14 March 2025, 17:34
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një zonë...
Aktualitet
14 March 2025, 13:40
r.ll
eria ago, fatbardh lici, safet bajri
TIRANË- Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, e cila dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Fatbar...
Aktualitet
14 March 2025, 13:36
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramë kokain&eum...
Aktualitet
14 March 2025, 13:23
N.F
Tiranë, 14 mars 2025
TIRANË- Dita e Verës ka gjallëruar rrugët e Tiranës e cila është mbushur me familjarë...
Aktualitet
14 March 2025, 13:10
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Media greke "NEA" i ka kushtuar një artikull banditëve rusë që po tentojnë të shfarosin kriminelë...
Aktualitet
14 March 2025, 13:02
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit i ka kthyer Prokurorisë dosjen e dy rusëve Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe një ukrainasi ...
Aktualitet
14 March 2025, 12:43
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit e tetë muaj burg nga autoritete italiane. B...
Aktualitet
14 March 2025, 12:39
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën Domorovc-Hodonovc të komunës...
Aktualitet
14 March 2025, 11:59
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Një 65-vjeçar është arrestuar pasi ditën e djeshme shkaktoi një aksident me pasojë vdekj...
Aktualitet
14 March 2025, 11:55
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serio...