Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 janë nën mbikëqyrje.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 janë nën mbikëqyrje.
Vatrat kryesore aktive janë në qarkun Dibër. Në Vajkal të Bulqizës, zjarri ka përshkuar mbi 18 hektarë dhe ndërhyrja vijon me forcat e MZSH-së, strukturat bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Në Lundre të Matit, zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, ndërsa në Mallunxë të Matit, flakët janë riaktivizuar për shkak të erës së fortë dhe janë orientuar drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.
Problematike mbetet edhe situata në Dajt–Qafë Priskë, megjithëse aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Njoftmi i Plotë:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 2 shtator deri në orën 09:00 të datës 3 shtator 2026) janë raportuar 27 vatra, prej të cilave 3 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar gjithsej 292 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 80 efektivë dhe 3 helikopterë.
Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja me MZSH, forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet gjithashtu nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, Mat, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis.
Në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; sot operacioni vazhdon me mbështetjen e 30 forcave të FA. Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe mjedisit./Dosja.al
Paraburgimi i Durresit DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, k...
Policia MIRDITË- Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirdit&...
Kristjan dhe Martin Bardhi MIRDITË- Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Mar...
Martin Bardhi MIRDITË- Viktor Bardhi i vrarë mëngjesin e sotëm në Mirditë është vëllai i Martin Bardhit, ...
Makina e djegur MIRDITË- Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. P...
Policia MIRDITË- Viktima e atentatit ditën e sotme në Mirditë është identifikuar. Mësohet se viktimë nga t&eum...
Policia MIRDITË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirdi...
Foto Ilustruese DURRËS- Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë tronditur Durrësin në orët e para të mëngj...
Viroza TIRANË- Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, t&...
Moti TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...