Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëri që kërkojnë trajtim me antibiotike.
TIRANË- Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma më të forta, sipas mjekëve. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore të kësaj viroze, tha mjeku P. Male. Rastet paraqiten gjithashtu me dhimbje kockash, diarre dhe të vjella.
Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëri që kërkojnë trajtim me antibiotike.
Sipas tyre, virozat që po qarkullojnë aktualisht po shfaqen më agresive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më të prekura rezultojnë moshat e mesme dhe të reja, të cilët janë në marrëdhënie pune, duke krijuar dhe mungesa të shumta në institucione.
Përhapja duket se është më e lartë mes personave që punojnë në zyra dhe në mjedise të tjera ku ka grumbullime njerëzish.
Ndërkohë, personat në moshë më të madhe po e kalojnë virozën me më pak simptoma, sipas vëzhgimeve të mjekëve.
Vlora dhe Saranda me incidencën më të lartë të rasteve me diarre
Fluksi i lartë turistik dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve gjatë verës përkojnë me një incidencë shumë më të lartë të rasteve me diarre në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, veçanërisht në Vlorë dhe Sarandë.
Të dhënat e raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë për javët 31 dhe 32 të vitit 2026 që i korrespondojnë gjysmës së parë të vitit 2026 tregojnë se Vlora ka diferencën më të madhe me pjesën tjetër të vendit për frekuencën e rasteve të “diarresë pa gjak”.
Në javën e 32-të, në Vlorë incidenca arriti në rreth 115 raste për 10 mijë banorë, nga rreth 108 raste një javë më parë. Niveli është disa herë më i lartë se në shumicën e NJVKSH-ve të tjera të vendit.
Edhe Saranda, një tjetër zonë me përqendrim të lartë të pushuesve gjatë muajve të verës, shfaq një incidencë dukshëm mbi pjesën më të madhe të vendit. Në javën 31 ajo ishte rreth 69 raste për 10 mijë banorë. Të dhënat tregojnë se në javën pasardhëse rastet ranë ndjeshëm.
Përqendrimi i rasteve në dy prej destinacioneve me flukset më të mëdha turistike vjen në një periudhë kur temperaturat e larta dhe grumbullimet e njerëzve krijojnë kushte më të favorshme për përhapjen e virozave dhe infeksioneve gastrointestinale./Monitor.al
Moti TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore t...
TIRANË- Me thirrjen “Nesër më shumë”, qytetarët kanë mbyllur protestën e 95-të kundër qeverisë, ...
pamjet TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur pranë Komisariatit Nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, aty ku ndodhen q...
pamjet TIRANË- Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës pran&eu...
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 95-të kun...
pamjet TIRANË- Me thirrjet "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Edi Rama, të erdhi fundi", studentët po udhëheqin marshim...
TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës....
TIRANË- Një protestues ka bërë thirrje që më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, të bllokojnë dh...
pamjet TIRANË- Studentët i janë bashkuar qytetarëve në bulevard në protestën e 95-të kundër qeverisë Ram...
Meçan Zotaj TIRANË- Aktivisti Meçan Zotaj ka komentuar protestën e mbrëmjes së kaluar dhe përplasjet mes protestues...