Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Situata kritike e zjarrit në Ulëz/ Evakuohen banorët dhe kafshët, kërkohet më shumë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
Ndërhyrjet për shuarjen e flakëve të zjarrit janë bërë nga toka dhe ajri por deri më tani nuk është bërë e mundur izolimi i vatrave të cilat po rrezikojnë banesat, banorët e zonës dhe të mbjellat.
2 September 2026, 10:43Nga G.M
Zjarri në Ulëz
MAT- Situata e zjarrit në fshatrat e Ulzës vijon ende të mbetet kritike. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë disa fshatra si Madhesh, Lundre dhe Trodhën.
Ndërhyrjet për shuarjen e flakëve të zjarrit janë bërë nga toka dhe ajri por deri më tani nuk është bërë e mundur izolimi i vatrave të cilat po rrezikojnë banesat, banorët e zonës dhe të mbjellat.
Forcat e shërbimit zjarrfikëse në bashkëpunim më Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarrit, ndërsa po bëhet evakuuimi i banorëve dhe kafshëve për të qënë të sigurt. Situata paraqitet shumë kritike dhe kërkohet angazhimi i helikopterëve për tu ardhur në ndihme forcave që po punojnë nga terreni./Dosja.al