24 February 2023, 17:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” ka reaguar për herë të parë për videon e një sherri mes nxënesve të këtij institucioni që kanë tronditur opinionin publik. Në reagimin e shkollës, pretendohet se ngjarja nuk ka ndodhur në mjediset e shkollës, ndërsa shtojnë se asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre.
"Megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre. Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni,"-shkruhet në njoftim.
REAGIMI I SHKOLLËS:
Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën. Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”. Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë. Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre. Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni. Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm. Faleminderit
Në videon e publikuar sot në rrjetet sociale, shihen disa vazja që kapin nga flokët dhe godasin një vajzë për disa sekonda derisa vajza arrin të largohet.
tirane dhunohen te miturat ne tirane
Aktualitet
24 February 2023, 17:34
F.M
Policia e Vlorë
VLORË- Një 33-vjeçar i identifikuar si Armando Mustafa është vënë në pranga pasi akuzohet se...
Aktualitet
24 February 2023, 17:07
a.l
Kongresi i PPSH-së
TIRANË- Pas Luftës së Dytë Botërore, drejtimin e Shqipërisë e morën persona me intelekt t&e...
Aktualitet
24 February 2023, 17:15
k.m.
Foto ilustruese
SELANIK- Policia greke është shkaktuar nga zbulimi i një objekti të dyshimtë përballë konsullatës r...
Aktualitet
24 February 2023, 16:56
F.M
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Miles Kurti është personi që është vënë sot në pranga pasi akuzohet se ka dhënë d...
Aktualitet
24 February 2023, 16:54
k.m.
Foto ilustruese
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi këtë të premte shtyrjen me 30 ditë të afatit për lic...
Aktualitet
24 February 2023, 16:44
k.m.
Pamje nga përleshja
TIRANË- Një përleshje mes të miturave të shkollës 9vjeçare “Kongresi i Manastirit&rdquo...
Aktualitet
24 February 2023, 16:29
F.M
Pjerin Xhuvani
TIRANË- Një nga dëshmitarët e marrë në pyetje për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është vën&eum...
Aktualitet
24 February 2023, 16:20
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Mësohet se i riu është kapur me 8 ...
Aktualitet
24 February 2023, 15:14
A.B
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi
“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’k...
Aktualitet
24 February 2023, 15:06
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Në 1-vjetorin e invazionit rus në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letr...