LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal! Fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët

Foshnja u dëmtua në kokë, e pas dy ditësh nuk ia doli. Adelina Zeqiri, nëna e foshnjes tregon se gjatë shtatzënisë ishte ndjekur nga doktoresha Aida Hoxha dhe ecuria e saj dhe e fëmijës ka qenë pa probleme.

1 April 2025, 21:17 Nga N.F
Skandal! Fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes, e
Materniteti

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një vajzë e sapolindur ka humbur jetën pas dy ditësh, pasi gjinekologët kanë përdorur pajisjen e quajtur Forceps, për ta tërhequr bebin.

Foshnja u dëmtua në kokë, e pas dy ditësh nuk ia doli. Adelina Zeqiri, nëna e foshnjes tregon se gjatë shtatzënisë ishte ndjekur nga doktoresha Aida Hoxha dhe ecuria e saj dhe e fëmijës ka qenë pa probleme. Meqë bebi ishte mbipeshë, Adelina me mjeken kishin vendosur, që lindja të bëhej me operacion. Por të resë i nisën dhimbjet më shpejt, ndaj shkoi në maternitet.

“Në Korrik të vitit 2021 kam humbur vajzën në lindje edhe është komplet për faj të mjekëve. Në 9 muajt e shtatzënisë nuk kam pasur asnjë lloj problemi. Ndiqesha vetëm me mjeken Aida Hoxha, sa herë që ishte ajo shkoja për të bërë eko edhe në darkën në orën 5:00 të pasdites më plasin ujërat dhe nisem direkt për në maternitet. Doktoresha Aida nuk ishte në turn dhe më tha shko atje, sepse ia kam lënë porosi doktor Ervis Vates. Ai na priti atje dhe na tha që mos kini merak për çdo gjë. Futem në maternitet, doktoresha e dinte që bebi ishte goxha në peshë, unë para 3 ditësh kisha për të bërë vizitën dhe të enjten pas 3 ditësh duhet të shkoja përsëri për të lënë datën e operacionit se e kisha vendosur që do lindja me operacion. Por nuk priti puna.”

Mjekja e saj nuk ishte në turn, por delegoi Adelinën te kolegu i saj Ervis Vata. Atë ditë e reja u la pa asnjë ndërhyrje nga stafi mjekësor.

“Doktorit i thoja vazhdimisht nëse kishte folur me doktoreshë Aidën sepse nuk mund të lindja vetëm, bebi ishte goxha i madh në peshë. E vetmja përgjigje që merrja nga mjekët ishte që do të lindja me turnin tjetër. Turnin tjetër vinte doktoresha që unë ndiqesha edhe gjatë gjithë natës asnjë lloj insistimi, as mamia nuk më ndihmonte fare. Kur i thashë që a ke Zot, shkova në atë fazë që vetëm villja gjak dhe nuk kisha asnjë pikë rezistence. U thashë edhe për simulant edhe për operacion dhe më thoshin që do lindësh me turnin tjetër. Kur i thashë mamisë që a ke Zot, merr doktorin në telefon se po vdes, ka vënë dorën në tavolinë dhe më tha që po më flihet gjumë. E kishte emrin Moza.”

Të nesërmen, kur erdhi doktoresha që kishte ndjekur Adelinën, kjo e fundit ishte shumë e lodhur nga dhimbjet për të lindur vetë apo për të përballuar operacionin. Në këtë pikë, doktoresha Aida Hoxha, i bëri narkozë dhe e nxori bebin përmes Forceps-it, një pajisje metalike si lugë.

“Doktorë vinin të shumtë, vinin shikonin dhe thoshin që nuk është gati për lindje. Doktoreshën e kisha marrë 2-3 herë në telefon dhe kur erdhi në orën 7:00 të mëngjesit bënte komplet të paditurën. Më tha unë e dija se kishte lindur, ti nuk paske lindur akoma. Insistoi ajo, por ishte e pamundur derisa u mbush dhoma plot, me mjek e me mami. Filloi t’u bënte fjalë se përse më kishin lënë anë atë gjendje, sepse arrita në pikën që as nuk lindja dot vetë dhe as më futnin dot në operacion. Siç isha në kaluç më kanë bërë anestezinë.

Më kanë vënë në gjumë atje dhe kanë insistuar në lindje me Forceps, që nuk është i lejueshëm nëse nuk di si ta përdorësh. Isha në gjumë vetëm kur u përmenda kishte mbaruar çdo gjë. Gocën nuk ma tregonin sepse e kishin futur në reanimacion. Nga pajisja që ata kishin përdorur fëmija ishte dëmtuar në kokë. Dëmtimi ishte i dukshëm sepse ishte e nxirë. E kam edhe një foto, që e kam kapur. Ishte 1 ditë e gjysmë në reanimacion dhe nuk reagonte fare. Mjekët nuk më thoshin asnjë, nuk më jepnin ansjë lloj shprese, më thoshin vetëm që duhet të kalojnë 48 orarshin. Asnjëri nuk mbante përgjegjësi, derisa erdhi ora që i shkëputën aparaturat fare. Mbaroi çdo gjë. Doktoresha u zhduk, nuk ishte fare në maternitet për 2 ditë.”

Pasi foshnja e sapolindur nuk ia doli, çështja u referua në Komisariatin numër 1, pasi familjarët akuzuan stafin e maternitetit për humbjen e fëmijës.

“Erdhi policia, im shoq bëri deklaratën dhe rezultoi si një mjekim i pakujdesshëm. Po bëhen 4 vjet dhe mua nuk më kanë marrë asnjë denoncim, as edhe një gjë. E kemi ndjekur me 3 avokatë dhe asnjëri nuk e ka çuar deri në fund, pasi Mjekësia Ligjore nuk e ka dorëzuar akoma akt-ekspertimin tek Prokuroria që të vazhdojë të ndiqet. Fëmijët iu bë dhe autopsia dhe rezultatin nuk e dimë, sepse unë isha akoma në maternitet me të afërmit e mi, kurse im shoq shkoi në Korçë që të bënim varrimin e vajzës. Inspektori i kishte thënë që ti vazhdo për ku je nisur sepse këtë çështje do e ndjek unë. Do i dërgoj unë në Prokurori të gjitha.”

OPGJ Sokol Çollaku kërkoi menjëherë kryerjen e autopsisë së foshnjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Materialet iu kaluan prokurorisë dhe çështja iu caktua prokurores Mirela Mërtiri, e cila u hoq nga radhët e drejtësisë nga vettingu.

Askush nuk di të thotë se pse ajo nuk kërkoi përgjigjen e autopsisë nga Mjekësia Ligjore. Së fundmi, prej gati 8 muajsh, kjo çështje i ka kaluar një prokurorit Bledar Valikaj, i cili gjithashtu nuk ka një përgjigje për autopsinë e foshnjes, 4 vjet pas fatkeqësisë./ TvKlan

fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin