8 December 2025, 21:06
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar.
"Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona.
Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë. Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë. Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.
Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh. Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve", tha ndër të tjera Lala./Dosja.al
klodiana lala
Aktualitet
8 December 2025, 20:20
E.d
Foto ilustruese
BELGJIKË- Një shqiptar u dënua me tre vite burg në Belgjikë. Ai akuzohet si i përfshirë në nj...
Aktualitet
8 December 2025, 18:57
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faq...
Aktualitet
8 December 2025, 17:18
E. D
Nëna Robbie Deeth, babai Loukas me djalin
GREQI- Nëna e vogëlushit shqiptar që u sulmua për vdekje nga një qen pitbull ...
Aktualitet
8 December 2025, 15:04
M.L
Foto ilustruese
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vende të sigurt...
Aktualitet
8 December 2025, 14:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më datë 9 dhjetor në orën 11:00...
Aktualitet
8 December 2025, 14:27
M.L
ITALI- Hekurat e qelisë ku po mbahej u prenë me mjete të posaçme dhe, pas kësaj, ai arriti të zhdukej nga burgu i sigurisë...
Aktualitet
8 December 2025, 13:44
M.L
Taulant Toma
Taulant Toma, 41-vjeçari shqiptar i njohur në media ndërkombëtare si “magjistari i arratisjes”, ka arritur e...
Aktualitet
8 December 2025, 13:20
M.L
Foto ilustruese
Tri kompani të Elektroprivredës së Serbisë (EPS) - kompania shtetërore energjetike serbe - të regjistruara me...
Aktualitet
8 December 2025, 13:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka nisur hetimin për pesë persona në Tiranë. Ata u shoqëruan drejt komisariatit, pasi janë...
Aktualitet
8 December 2025, 13:14
vladimir karaj
TIRANË- Më 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në i...