14 September 2024, 14:13
Nga S.B
At Nikolla Xhufka
ELBASAN- Prifti orthodoks nga Elbasani, At Nikolla Xhufka ka dalë së fundmi me një deklaratë lidhur me përfshirjen e tij në skandalin e trajtuar nga emisioni “Piranjat”. Në reagimin e tij At Nikolla shprehet se ndaj tij dhe kishës së Fan Nolit janë ngritur shpesh padi, kurthe, shantazhe e “montazhe”.
Xhufka gjithashtu thotë se këto “montazhe” të cilat në fakt janë të gjitha të vërtetuara me zë dhe figurë, i janë vënë nga një televizion “gjobaxhinjsh”. At Nikolla i cili nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, shprehet se çdokush ka të drejtën e jetës private.
“Unë At Nikolla Xhufka nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem nga rruga për ngritjen dhe forcimin e kishës ortodokse kombëtare shqiptare. Këto lloj montazhesh nuk më bëjnë përshtypje fare.” u shpreh Xhufka.
Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.
“Nuk tërhiqem nga kisha e Fan Nolit. Nuk kam për të paguar lekë. Qentë le të lehin karvani të ecë përpara.” përfundon Xhufka.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Piranjat" prifti At Nikolla Xhufka, nga Elbasani, u shfaq teksa flirtonte me një mashkull në biseda virtuale dhe live duke shkuar dhe në kërkesë për raport intim. Ajo që mori vëmendjen ishte hipokrizia e priftit, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.
piranjat at nikolla xhufka
Aktualitet
14 September 2024, 13:36
S.B
foto ilustruese
ROSKOVEC- Një 43-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Roskovec. Mësohet se S.B 43 vjeç, k...
Aktualitet
14 September 2024, 13:15
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, zhvilloi sot një takim informal në policinë...
Aktualitet
14 September 2024, 13:04
M.B
LCD
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i zhvilluar nga sektori kundër...
Aktualitet
14 September 2024, 13:09
S.B
pamje nga ngjarja
VERI- Ditën e sotme i gjithë vendi u përfshi nga reshje të dendura shiu. Për pasojë reshjet me intensi...
Aktualitet
14 September 2024, 12:18
M.B
Të përfshirët
KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila...
Aktualitet
14 September 2024, 12:13
M.B
Tonin Vocaj
TIRANA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, dha një deklaratë për shtyp p&eu...
Aktualitet
14 September 2024, 11:49
S.B
pamje nga lënda narkotike
LUSHNJË- Një 20-vjeçar është arrestuar sot në Lushnjë. Mësohet se O.V 20 vje&...
Aktualitet
14 September 2024, 11:11
S.B
Emigranti shqiptar
ANGLI- Disa shqiptarë të cilët ndodhen në Qendrën e Dëbimit të Emigrantëve në Britani ...
Aktualitet
14 September 2024, 10:42
S.B
pamje nga ngjarja
MAT- Pronari i një lokali në lagjen "Partizani" në Burrel, është arrestuar ditën e sotme. M&eu...
Aktualitet
14 September 2024, 10:35
M.B
At Nikolla Xhufka
TIRANA- Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të publikuara mbrëmjen e shkuar në ...