23 July 2026, 07:25
Nga E. D

TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vendosur që do protestojnë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta sot do të nisë që në orën 08:30, në ditën ku zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.
Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë. Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet para Kuvendit.
Protestat e mëparshme janë shoqëruar me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit ushtruan dhunë ndaj qytetarëve që ishin të pranishëm në tubim. Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale.
Gjatë tubimeve qytetarët kanë brohoritur një zëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al
protesta kunder rames
Aktualitet
23 July 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar për lejeqëndrimi në Shqipëri për 6 muajt e par&e...
Aktualitet
23 July 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shteti po jep çdo vit më pak para nga buxheti për të mbuluar fondet që nuk sigurohen skemën e ...
Aktualitet
23 July 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthj...
Aktualitet
22 July 2026, 22:40
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një efektiv policie është dhunuar ...
Aktualitet
22 July 2026, 22:35
E.d
Foto ilustruse
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin ...
Aktualitet
22 July 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Çmimi i naftës është rritur sërish dhe këtë herë ka shkuar në 206 lekë...
Aktualitet
22 July 2026, 22:25
G.M
Foto
TIRANË- Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të...
Aktualitet
22 July 2026, 21:48
G.M
Foto ilustruese
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutje...
Aktualitet
22 July 2026, 21:35
d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrsë dhe kanë nisur marshimin në kryeqytet. Nën thirrjet &ld...
Aktualitet
22 July 2026, 21:28
E.d
Pamje
TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Duke folur para qytetar...