24 September 2026, 07:33
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës janë dy interpelanca të thirrura nga opozita. Interpelanca e parë është me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërsa, interpelancë tjetër është me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektligji që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë. Projektligji parashikon angazhimin e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë operacion dhe për miratimin e tij në Kuvend kërkohet shumicë absolute votash.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 24.9.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.
6. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike".
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al
sofjan jaupajn mirela kumbaron
Aktualitet
24 September 2026, 07:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për shpenzimet roaming në kontratat e pajtimit ...
Aktualitet
24 September 2026, 07:23
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 202...
Aktualitet
24 September 2026, 07:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth 20 mijë lekë më pak në muaj se ato me krye...
Aktualitet
24 September 2026, 07:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Eksportet e pijeve, alkoolit dhe uthullave po shënojnë një rritje të fortë gjatë këtij viti...
Aktualitet
24 September 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacioni...
Aktualitet
24 September 2026, 07:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri rapo...
Aktualitet
24 September 2026, 07:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të...
Aktualitet
23 September 2026, 23:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- 49-vjeçari, Kreshnik Cara i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë një konflikti në një loka...
Aktualitet
23 September 2026, 23:00
E.d
Pamje
LAZARAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër. Kjo ka vënë...
Aktualitet
23 September 2026, 22:53
E.d
Behajdin Allaqi.
Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij...