11 January 2023, 15:18
Nga DOSJA
Svetlana Valerevna Timoveva
TIRANË- Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të arrestuarën në Shqipëri nën dyshimin për spiunazh Svetlana Valerevna Timoveva. Një burim nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Timoveva, kur është njohur me kërkesën e ekstradimit ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj. Top Channel ka parë deklaratën e saj ku ajo thotë.
Svetlana Valerevna Timoveva: Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit te tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’i nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale.
Svetlana Valerevna Timoveva kur është intervistuar për çështjen e ekstradimit ka shpjeguar motivet se e kundërshtisë së saj për këtë kërkesë të Rusisë.
Svetlana Valerevna Timoveva: Nëse unë do të ekstradohet në Rusi unë do të persekutohem për shkak të bindjeve të mia sociale, politike, përkatësisë kombëtare, respektimit të ndarjes ndërmjet shteteve. Personi im nuk është i sigurt në shtetin rus pasi kërkon të më dënojë për një çështje ku unë jam dëshmitare. Ky deklarim i Svetlana Valerevna Timoveva i është bashkuar dosjes së kërkesës së ekstradimit që pritet të shqyrtohet nga gjykata e Elbasanit.
Disa javë më parë Top Channel raportoi se Rusia i përcolli Shqipërisë kërkesën për ekstradim në ngarkim të Timofevas, me akuzën e kryerjes së veprës penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”. Ndaj saj është caktuar masa e sigurimit personal “ arrest në burg ” dhe është shpallur në kërkim nga Federata Ruse. Fund Gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit. Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit. Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë nga prokuroria e Elbasanit në pritje për ta çuar çështje për gjykim.
Marrë nga TOPCHANNEL
svetlana valerevna timoveva
Aktualitet
11 January 2023, 14:45
a.l
Berat
BERAT- Revista prestigjoze britanike 'Conte Nast Traveller' ka renditur qytetin e Beratit në 10 vendet që duhet të vizitohen në v...
Aktualitet
11 January 2023, 14:25
l.S
Foto Ilustruese
MALLAKASTËR- Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur një grua. Uniformat blu...
Aktualitet
11 January 2023, 14:38
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena V...
Aktualitet
11 January 2023, 14:32
A.B
Zamira Durda
TIRANË- Ditën e sotme, kanë mbërritur në SPAK kallëzuesit e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira...
Aktualitet
11 January 2023, 14:15
k.m.
Ahmet Kalaja, Andrew dhe Tristan Tate
TIRANË- Imam Ahmet Kalaja ka bërë një postim pak kontravers në rrjetet e tij sociale, duke m...
Aktualitet
11 January 2023, 13:46
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Punonjësit e administratës do të marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeminis...
Aktualitet
11 January 2023, 12:49
a.l
Policia italiane
ITALI- Një 20- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ...
Aktualitet
11 January 2023, 12:23
A.B
Luiz Ejlli
TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka trazuar ujrat në shtëpinë e Big Brother Albania VIP për faktin se i ka tregua...
Aktualitet
11 January 2023, 11:57
a.l
Nitin Mishra
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e indianit Nitin Mishra drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ...
Aktualitet
11 January 2023, 11:40
k.m.
Arbër Paplekaj
ELBASAN- Sot në Elbasan është zhvilluar seanca e radhës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit përpara zgjedhjeve ...