23 June 2022, 17:34
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kryer një monitorim në të gjitha mediat e vendit për respektimin e stadarteve të gjuhë shqipe të folur e të shkruar ku u vërejtën shumë mangësi.
Sipas AMA-s ka mangësi të respektimit të gjuhës letrare shqipe në programet televizive apo ato informative. Në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe), gjë që vihen re shpesh pavarësisht se ka një rregullim në këtë aspekt.
Ndërkohë në mjaft raste të tjera, në të njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.
Sipas AMA-s rastet e mësipërme nuk janë spontane, por dukuri që përsëriten. Si të tilla ato cenojnë e vështirësojnë komunikimin me publikun, dëmtojnë e deformojnë gjuhën, ndikojnë negativisht sidomos në formimin gjuhësor të fëmijëve si dhe përbëjnë shkelje të ligjit e të Kodit të Transmetimit të AMA-s.
“Transmetimet audiovizive kanë një rol dhe ndikim shumë të rëndësishëm tek ndjekësit, jo vetëm për informim, edukim dhe argëtim, por dhe për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe. Standardi i shqipes së folur dhe të shkruar është përgjegjësi redaksionale, si pjesë e shërbimit dhe angazhimit të tyre për përmbajtje sa më cilësore dhe të shumëllojshme.AMA do të vijojë monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve edhe sa i takon respektimit të kërkesave për shqipen e folur dhe të shkruar, me pritshmëri maksimale që të gjitha OSHMA-të do të ndjekin me seriozitet dhe profesionalizëm këto aspekte”, thuhet në deklaratën e AMA-s
autoriteti i mediave audiovizive ama
Aktualitet
23 June 2022, 17:20
d.a.
Policia greke
GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi duke lëvizur në...
Aktualitet
23 June 2022, 17:15
k.m.
Autori i vrasjes së Shkëlzen Velajt
VLORË- Një vit nga vrasja e Shkëlzen Velajt në Vlorë, Prokuroria dhe Policia duket s...
Aktualitet
23 June 2022, 17:02
k.m.
Pamje nga zjarri në Lajthizë
MIRDITË- Masivi pyjor i fshatit ‘Lajthizë’ në Njësinë Administrative të Or...
Aktualitet
23 June 2022, 15:56
A.B
Spitali Infektiv
TIRANË- Në vend nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1035 testim...
Aktualitet
23 June 2022, 15:21
d.a.
Delfinet
VLORË- Në gjirin e Vlorës janë shfaqur pas shumë kohësh delfinët, pas një kohe të gjatë që ...
Aktualitet
23 June 2022, 15:21
A.B
Proteste
LEZHË- Avokatë të Kurbinit, Lezhës e Krujës kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë para ...
Aktualitet
23 June 2022, 14:04
j.c
Drogë
ITALI- Arrestohet 30-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali pasi iu gjet një sasi e madhe kokaine. Sipas mediave të h...
Aktualitet
23 June 2022, 13:45
d.d
Ilace
TIRANË-Arrestohen dy gra në Tiranë, të identifikuara si J.Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe, pasi iu kanë...
Aktualitet
23 June 2022, 13:57
j.c
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 31-vjeçare e identifikuar me inicialet Z.B., është viktima e aksidentit të rëndë q&e...
Aktualitet
23 June 2022, 13:46
j.c
Foto ilustruese
DELVINË- Arrestohet 47-vjeçari në Delvinë si i dyshuar kryesorë për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme...