11 February 2025, 20:57
Nga B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar së fundmi se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të strehuar palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës.
Deklaratën presidenti e dha gjatë takimit me mbretin Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku u diskutua në lidhje me planin e Trump për të marrë Gazën, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.
I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë parasysh edhe Shqipërinë për të strehuar palestinezët, Trump nuk e ka mohuar si mundësi. Ai ka thënë gjithashtu se ka edhe shumë vende të tjera që duan të përfshihen.
Pyetje: "A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit si Shqipëria apo Indonezia?"
“Po sigurisht. Ka shumë vende të tjera që duan të perfshihen",- është përgjigjur presidenti Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli më 4 shkurt një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku sipas tij kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.
Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit.
Propozimi i Trump është kundërshtuar nga shumë shtete, të cilët e kanë quajtur një "dëbim nga toka e tyre", por sërish presidenti ka qënë i vendosur në propozimin e tij, teksa ka thënë i bindur se të gjithë do të pranojnë të strehojnë palestinezët sipas planit të tij.
donald trump
Aktualitet
11 February 2025, 18:54
B.Z
Harta
TIRANË - Në raportin e publikuar të martën, organizata ndërkombëtare “Transparency International” që m...
Aktualitet
11 February 2025, 18:07
B.Z
Policia
LEZHË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi këtë pasdite në Lezhë ku mbeti i ...
Aktualitet
11 February 2025, 17:59
B.Z
Policia
LEZHË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua pasditen e sotme në L...
Aktualitet
11 February 2025, 17:51
B.Z
Ambulancë
LEZHË - 30-vjeçari Egzon Gegaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të martë në Lezhë...
Aktualitet
11 February 2025, 17:29
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet par...
Aktualitet
11 February 2025, 17:19
B.Z
Ambulanca
LEZHË - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në hyrje të qytetit t&e...
Aktualitet
11 February 2025, 16:42
foto ilustruese
KOSOVË- Ditën e sotme ishte planifikuar të niste procesi i numërimit të votave për kandidatë pë...
Aktualitet
11 February 2025, 16:13
I.A
One Albania
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepr...
Aktualitet
11 February 2025, 16:14
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile për monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV...
Aktualitet
11 February 2025, 15:52
Nathalie Loiseau
KOSOVË- Shefja e Misionit Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, prezantoi gjetjet preliminare të Misionit p&eum...