LIVE UPDATES
Aktualitet

“Subvencionet dhe infrastruktura mungojnë”/ Ndryshimet klimatike po ndikojnë në prodhimin e agrumeve shqiptare

Fushat dhe kodrat e buta të Vrinës, Mursisë dhe Konispolit në skajin më jugor të Shqiëprisë gjelbërojnë nga sipërfaqet me agrume ku ka nisur vjelja e prodhimit të sivjetshëm.

10 December 2023, 20:16 Nga r.ll
“Subvencionet dhe infrastruktura mungojnë”/ Ndryshimet
foto ilustruese

VLORË- Qarku i Vlorës në Shqipëri prodhon rreth 65 % të agrumeve shqiptare. Kushtet klimaterike kanë ndikuar këtë vit që prodhimi të vijë me vonesë ndërsa fermerët po gjejnë mjaft vështirësi në shitjen e mandarinës. Mosmbështetja e fermerëve nga shteti me grande bujqësore po ndikon që të bier interesi i tyre për të mbjellë sipërfaqe të reja.

Fushat dhe kodrat e buta të Vrinës, Mursisë dhe Konispolit në skajin më jugor të Shqiëprisë gjelbërojnë nga sipërfaqet me agrume ku ka nisur vjelja e prodhimit të sivjetshëm.

Kultivimi i portokalleve dhe mandarinave është rritur vit pas viti duke e kthyer Qarkun e Vlorës në prodhuesin më të madh të agrumeve në Shqipëri me rreth 65 % të sipërfaqeve të mbjella.

Në Mursi, fshati që nisi disa vite më parë historinë e kultivimit dhe që tani quhet toka e agrumeve, Athina Pando, administratore e njësisë thotë se këtë vit prodhimi ka ardhur me vonesë për shkak të kushteve klimaterike.

“Sezoni i agrumeve këtë vit për shkak të kushteve klimaterike na erdhi me vonesë mbi 20 ditë. Krahasuar me vitet e shkuara në këtë kohë pjesa e kultivuar në zonën e malit kishte kaluar mbi gjysmën e prodhimit në shitje, ndërsa këtë vit nuk ka filluar ende. Mbi 70% e popullsisë këtu merren me agrume me kultivimin e mandarinave dhe portokalleve.”

Edhe Ariol Shero, administrator i kompanisë Agro Konispoli thotë se ky vit ka qenë një vit i vështirë për shkak të ndikimit të klimës.

Ky është një vit shumë i vështirë për shkak edhe të thatësirës që ka bërë në muajt shtator dhe tetor dhe kohës shumë të ngrohtë e cila nuk përkon me sezonin e mandarinës .I ka lënë shumë mbrapa në pjekje kokrat dhe tani presim të fillojmë sezonin.

Shumë fermerë e shesin prodhimin drejtpërdrejtë nga ara tek tregtarët dhe megjithë rritjen e kapacitetit të grumbullimit magazinimi dhe marketingu nuk është zgjidhur plotësisht, thotë zonja Pando.

Marketingu dhe grumbullimi në magazina i prodhimit është një nga problemet kryesore që të mos bëhen këto shitjet e prodhimit në mënyrë spontane, si në treg themi ne, nga ara direkt tek tregëtari”.

Ndërsa Arioli, kompania e të cilit, e krijuar 6 vite më parë, thotë se ky vit ka kërkesë , por ata ende nuk janë gati sepse prodhimi nuk ka arritur në ciklin e pjekjes.

“100 % e prodhimit që unë kam dhe asaj që mbledh edhe nga fermerët është vetëm për eksport. Kryesisht në vendet e Bashkimit Europian dhe së fundi kemi nënshkuar edhe një kontratë me Lidl market dhe po furnizojmë dhe ata. Nuk mund ta plotësojmë momentalisht kërkesën e tregut sepse tregu i kërkon të plota, të kuqe dhe momentalisht mandarina nuk ka arritur në fazën kulmore të pjekjes së saj.”

Administratorja e njësisë së Mursisë rendit tek vështirësitë problemin e cmimit të produktit i cili konkurohet nga Greqia fqinje ku fermerët rimbursohen dhe e ulin cmimn e mandarinës duke vështirësuar depërtimin në tregje të mandarinës shqiptare.

Shkaku kryesor për uljen e cmimit të produktit tonë është fqinji jonë, Greqia. Ata e ulin cmimin sepse sumbvencionohen, kurse tek ne sumbvencionimi tek bujku është zero.

Ndërsa fermerët e kësaj zone e nisën me shumë optimizëm kultivimin e agrumeve duke rritur vit pas viti sipërfaqet e mbjella optimizmi tani ka filluar të bier. Administratorja Pando thotë se ata nuk dëmshpërblehen për dëmet që u sjell natyra dhe nuk mbështeten me subvencione.

“Erdhën shumë te entuziazmuar ,shumë të rinj, shumë familje nga jashtë. Por duke parë që nuk kishte mbështetje nga shteti interesimi ka rënë. Pësojmë dëme atmosferike, përshembull 40 fermerë u dëmtuan nga breshëri kwtw vit dhe nuk u mor asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre. Cfarë të bëjnë ata, e lënë aktivitetin dhe ikin në emigracion.”

Ndërsa Arioli është edhe më kritik kur flet për mosmbështetjen e fermëreve që kultivojnë agrume

“Të vetmet gjëra që nuk mungojnë në këtë zonë janë punëtorët e palodhur dhe sfidat që kemi me shtetin shqiptar. Në zonën e Konispolit mungon pothuajse cdo gjë që është në shërbim të fermerit. Mungojnë sumbvencionet, mungon energjia eletkrike, mungojnë kanalet kulluese, mungojnë rrugët e fushave, mungojnë shumë gjëra për ne.”

Sipas statistikave zyrtare prodhimi i agrumeve vitin e shkuar ishte në Shqipëri rreth 55 mijë tonë, ku niveli më i lartë i prodhimit është shënuar në Qarkun e Vlorës me 35.800 tonë.

Ndërsa në vitin 2021 u prodhuan mbi 50 mijë tonë agrume. Sipas Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria vijon të jetë një nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në Europë./ VOA

vlore ndryshimet klimatike ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin