29 May 2026, 18:00
Nga E.d
Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu
Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në media e rrjetet sociale, kanë dalë në pah detaje të reja lidhur me modelen kosovare Ziza Pajaziti dhe raportin e saj me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.
Avokati mbrojtës për Top Channel ka theksuar se Ziza Pajaziti nuk është personi që është etiketuar nga portale të ndryshme si “eskortë”, por partnerja bashkëjetuese e Laert Haxhiut. Ai ka kundërshtuar mënyrën sesi është trajtuar figura e saj në media, duke argumentuar se ndaj saj është zhvilluar një linçim publik pa prova konkrete dhe pa një vendim gjykate.
Ndërkohë, edhe dokumente të përfshira në dosjen hetimore duket se përforcojnë këtë pretendim. Sipas raportimeve mediatike, Pajaziti ka paraqitur një deklaratë noteriale pranë institucioneve përkatëse, ku pohon se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë periudhës kur ai ndodhej jashtë burgut.
Më herët ka reaguar edhe avokati i Laert Haxhiut, i cili ka mohuar pretendimet për “takime të paligjshme” dhe ka kërkuar që çështja të trajtohet në rrugë ligjore, jo përmes etiketimesh publike.
Burime pranë mbrojtjes ligjore bëjnë me dije se gjendja psikologjike e modeles është përkeqësuar ndjeshëm pas publikimeve denigruese dhe komenteve fyese në rrjetet sociale. Sipas tyre, ajo ndodhet nën presion të vazhdueshëm emocional, ndërkohë që ndaj saj nuk ekziston asnjë vendim penal apo akuzë e provuar nga drejtësia shqiptare.
Ky rast ka rikthyer edhe një herë debatin mbi etikën mediatike dhe mënyrën sesi figura publike paragjykohen përpara se drejtësia të japë një vendim përfundimtar. Në mungesë të një vendimi të formës së prerë, juristë dhe analistë kërkojnë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe shmangien e etiketave që mund të cenojnë rëndë jetën personale të individëve./Top Channel
ziza pajaziti laert haxhiu avokati
Aktualitet
29 May 2026, 17:42
E.d
Pamje
TIRANË- Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në tarracën e një pallati në “Rrugën e...
Aktualitet
29 May 2026, 17:35
E.d
Pamje
LEZHA- Një vatër zjarri ra ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke u përhap...
Aktualitet
29 May 2026, 17:15
E.d
Pamje nga bastisja
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të gjerë në lagjet Magliana dhe Trullo të Rom&eum...
Aktualitet
29 May 2026, 17:13
E.d
Pamje
Pas vendosjes së masave nga Gjykata e Posaçme për grupin e Igli Kamberit, sa i përket personave të arrestuar në kuad...
Aktualitet
29 May 2026, 16:30
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane kanë goditur tre grupe kriminale shqiptare që furnizonin me kokainë zonën e L’Aqu...
Aktualitet
29 May 2026, 16:11
E.d
Viktima Alba Cenko dhe autori Kastriot Cenko
GREQI- Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vje&cced...
Aktualitet
29 May 2026, 15:55
E.d
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë në aktivitet...
Aktualitet
29 May 2026, 15:25
E.d
Pamje nga kontrolli i furgonit
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç, pasi ...
Aktualitet
29 May 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar në Gjirokastër, pasi bashkë me dy person...
Aktualitet
29 May 2026, 14:59
E.d
Kanabis i zbuluar nga autoritetet britanike
ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg në Britani...