29 September 2026, 14:17
Nga G.M

KRUJË- Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e dyshimtë që ndodhi ditën e sotme në Qafështamë, ku në momentin kur po realizohej një operacion antidrogë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia ka bërë me dije se rreth orës 11:00, një prej efektivëve që ishte pjesë e grupeve të kontrollit ka gjuajtur me armë zjarri në ajër për të shmangur rrezikun nga kafshët e egra të pyllit. Mungesa e valëve telefonike në atë zonë e ka bërë të pamundur komunikimin me grupet e tjera ndaj dhe është dyshuar se mund të ketë qëlluar ndonjë person tjetër.
NJOFTIM:
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë. Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.
Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.
Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis."/Dosja.al
qafeshtame arme zjarri policia e shtetit
Aktualitet
29 September 2026, 14:08
G.M
pamjet
SARANDA- Një shpërthimi i fortë ka ndodhur ditën e sotme në pikën e karburantit “Ano Oil” ...
Aktualitet
29 September 2026, 13:38
G.M
Joz Marku
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurisë për këngëtarin Jozefin Markun, i cili u përfshi n&...
Aktualitet
29 September 2026, 13:26
E. D
pamjet
SARANDË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi i fortë në pikën e karburantit “Ano ...
Aktualitet
29 September 2026, 13:17
G.M
Farkë
TIRANA- Një trup i pajetë është gjendur ditën e sotme në afërsi të urës së Farkës. S...
Aktualitet
29 September 2026, 13:12
E. D
pamjet
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë në fshatin Sovjan në Maliq. Një bashkëfshata...
Aktualitet
29 September 2026, 12:59
E. D
pamjet
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga shpëthimi i karburantit “Ano Oil” në rrugën &ldqu...
Aktualitet
29 September 2026, 12:39
G.M
Vatra e zjarrit
VLORA- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Vllahinë, në Vlorë. Sipas i...
Aktualitet
29 September 2026, 12:35
E. D
pamjet
SARANDË- Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të martë në një pikë karburanti në r...
Aktualitet
29 September 2026, 12:15
E. D
foto ilustruese
MALIQ- Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit, ku si pasojë një person...
Aktualitet
29 September 2026, 12:11
E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të hënë në am...