28 January 2024, 11:09
Nga r.ll
foto nga arrestimi
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje.
Arrestimi i Roland Hoxhës, u bë në kuadër të një operacioni të koduar “Tempulli”. I riu e shiste drogën në afërsi të një fushe sporti në Laprakë, e cila vizitohej nga nxënës të shkollave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër një fushe sportive, që frekuentohet nga nxënës shkolle. Sekuestrohen 63 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
tirane
Aktualitet
28 January 2024, 10:43
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat dy të arrestuarit të cilët u kapën me min...
Aktualitet
28 January 2024, 10:59
r.ll
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Librazhd, pasi akuzohet se vodhi materialet e hek...
Aktualitet
28 January 2024, 10:55
r.ll
foto ilustruese
PUKË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Pukë pasi ka dhunuar ...
Aktualitet
28 January 2024, 10:02
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Pas daljes nga seanca për caktimin e masës së sigurisë të 30-vjecarit shqiptar Florian Rama i ci...
Aktualitet
28 January 2024, 09:32
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Dy trë rinj shqiptarë janë vënë në pranga në Greqi pasi akuzohen se kanë grabitur një p...
Aktualitet
28 January 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të...
Aktualitet
27 January 2024, 20:33
M.B
Arnisa Këlliçi
TIRANA- Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës s&eum...
Aktualitet
27 January 2024, 19:38
r.ll
valbona treska
TIRANË- Një përplasje mes disa psikologëve dhe presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treskës...
Aktualitet
27 January 2024, 19:35
Pëllumb Sulo
Foto ilustruese
SHQIPËRIA- Përfundimet e Censusit të shpendëve ujor dimërues në Shqipëri, pjesë e Censusit Ndë...
Aktualitet
27 January 2024, 18:27
r.ll
jetnor zhaboli
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ngjarjen e raportuar në kryeqytet, ku një 35-vjeçar mbante të m...