11 May 2025, 11:31
Nga M.L

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Pilafes të Dibrës për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash, në të cilën u raportua dhe për të shtëna me armë. Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi bllokuan një makinë të një kandidati të PS-së, së bashku me disa simpantizantë demokrat. Policia ka zbardhur ngjarjen ditën e sotme dhe bën me dije se nuk ka pasur të shtëna me armë. Më tej mësohet se janë referuar materialet në SPAK për tre persona; Xhemal Gjuknshi, Esat Gjura dhe 35-vjeçarin I.SH.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke pretenduar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar shtetasin E.C., që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave, ju informojmë se;
Menjëherë me marrjen e telefonatës, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe drejtuesit e DVP dhe të Komisariatit Dibër. Nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm, Prokurorit të Rrethit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë vijuar veprimet për menaxhimin, ndjekjen dhe hetimin e plotë të situatës. Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar të bllokuara nga kandidati për deputet shtetasi Xh.Gj., shtetasi E.Gj., dhe persona të tjerë, automjetet e shtetasve I.C., dhe R.D.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin. Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M.
Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në lidhje me këtë pretendim, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorëve, ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nuk janë gjetur gëzhoja apo indicje të tjera se ky punonjës ka përdorur armën.
Në lidhje me rastin, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit punonjësi i policisë shtetasi E.GJ, ku nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është sekuestruar arma shërbimit dhe janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore.
Sa më sipër, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për kompetencë dhe për vlerësim, kanë referuar materialet pranë SPAK, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Xh.Gj., 62 vjeç, dhe E.Gj., 33 vjeç, si dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit I.Sh., 35 vjeç
diber xhelal mziu
Aktualitet
11 May 2025, 11:27
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me f...
Aktualitet
11 May 2025, 10:40
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
GRAMSH- Dy të rinjë të moshës 22 dhe 32-vjeç humbën jetën jetë tragjikisht një di...
Aktualitet
11 May 2025, 10:14
I.A
Polici
KUKËS- 27-vjeçari Kalosh Peposhi është vënë në pranga për shkak të dyshimeve për blerje votash. ...
Aktualitet
11 May 2025, 08:31
M.B
Foto ilustruese
RRËSHEN- Bashkëshorti i kandidates së PD-ASHM, Elda Hotit është shoqëruar nga policia për “Pr...
Aktualitet
11 May 2025, 07:53
N.F
Foto
VLORË- Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do t&eu...
Aktualitet
11 May 2025, 06:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në te...
Aktualitet
10 May 2025, 23:04
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Punimet për rrugën në lagjen e Bahçallëkut, në hyrje të Shkodrës janë kthy...
Aktualitet
10 May 2025, 23:06
I.A
PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Pe...
Aktualitet
10 May 2025, 22:46
I.A
Foto Ilustruese
ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë në Elbasan ka marrë masa të rrepta për garantimin e sigurisë gjatë...
Aktualitet
10 May 2025, 22:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama premtoi një sist...