21 November 2024, 10:27
Nga N.F
Paratë
KAPSHTICË- Një 50-vjeçar turk është vënë në pranga ditën e sotme në Kapshticë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi tentoi të kalonte në pikë kufitare në Kapshticë një shumë pa e deklaruar.
Policia më tej bën me dije se 50-vjeçari kishte fshehur në kamionin që drejtonte një çantë krahu. Brenda çantës u gjetën 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë pa i deklaruar. Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë:
Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.
Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
para te padeklaruara kapshtice arrestim
Aktualitet
21 November 2024, 10:09
N.F
Dibër
DIBËR- Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë krijuar probleme...
Aktualitet
21 November 2024, 09:56
N.F
Shëngjin
LEZHË- Moti i keq ka sjellë probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Lezhës mësohet se që...
Aktualitet
21 November 2024, 09:43
r.ll
policia e shtetit
TIRANË- Në radhët e policisë në qarqe ka pasur lëvizje të reja. Drejtori i Përgjithshëm i P...
Aktualitet
21 November 2024, 09:40
N.F
Bora
THETH- Reshjet e borës kanë zbardhur akset Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ...
Aktualitet
21 November 2024, 09:29
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbrëmje...
Aktualitet
21 November 2024, 09:24
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Prej mbrëmjes së djeshme, moti i keq ka përfshirë vendin. Në Durrës gjatë orëve të...
Aktualitet
21 November 2024, 09:12
N.F
BULQIZË- Reshjet e shiut në vend kanë sjellë problemet e para në qytete të ndryshme. Shiu i favorizuar edhe nga erërat e fo...
Aktualitet
21 November 2024, 08:12
r.ll
semiramies hoxholli
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të...
Aktualitet
21 November 2024, 08:02
N.F
Pukë
PUKË- Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se janë pa ene...
Aktualitet
21 November 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për t...