"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Themelohet për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar "Lidhja e Mësuesve Shqiptarë"
Organizimi u bë në zyrat e shoqatës “Ardhmëria” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj shoqate Lutfi Vata dhe stafit të saj. Procedura e diskutimit të statutit dhe zgjedhjet u zhvilluan në frymë meritokratike dhe me votimin e mbi 40 bashkëthemeluesëve të kësaj lidhjeje.
23 March 2024, 14:33Nga N.F
ANGLI- Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar është krijuar "Lidhja e Mësuesve Shqiptarë". Më 17 mars 2024 në Londër me iniciativën e disa shoqatave: “Ardhmëria”, “Gjurmët Ilirjane”, shoqata “Drenica”, “Shoqata Akademike Shqiptare”, “Nënë Tereza”, “Arbëria”, “Bright Eagles” si edhe me pjesëmarrjen e mësuesve shqiptarë që punojnë dhe bashkëpunojnë për përhapjen e gjuhës shqipe, mbrojtjen e kulturës shqiptare, u hodh hapi më i rëndësishëm i një lidhje profesionistësh e nivelit të lartë.
Organizimi u bë në zyrat e shoqatës “Ardhmëria” nën kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj shoqate Lutfi Vata dhe stafit të saj. Procedura e diskutimit të statutit dhe zgjedhjet u zhvilluan në frymë meritokratike dhe me votimin e mbi 40 bashkëthemeluesëve të kësaj lidhjeje. E pranishme për të vëzhguar punën dhe zgjedhjet ishte zëvendës ambasadorja Almona Bajramaj, e cila përshëndeti lidhjen dhe përcolli mirënjohjen e shtetit shqiptar si përfaqësuese e lartë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas diskutimeve, propozimeve, ideve u miratua dhe u votua statuti i Lidhjes së Mësuesve dhe u propozuan tre kandidatë për kryetar:Ardjana Gjoni, Lutfi Vata dhe Alda Çapia. Votimi nga 28 të pranishëm në sallën e mbledhjes, 14 online, gjithsej 42 themelues përcolli këto rezultate:
Në përfundim të zgjedhjeve zv/Ambasadorja uroi Lutfi Vata dhe përgëzoi të gjithë asamblenë, kryesinë e porsa zgjedhur, për këtë iniciativë në krijimin e një institucioni shumë të rëndësishëm për mësuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Vata shprehu entuziazmin dhe falenderoi të gjithë për besimin që iu dha duke theksuar që kjo lidhje do të jetë një portë e hapur për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe jo vetëm në Londër por edhe në çdo vend të MB ku janë apo do të hapen shkolla shqipe në vazhdim.
Almona Bajramaj, e cila siguroi mbështetjen e të gjitha autoriteteve shqiptare dhe Ministrisë së Jashtme theksoi mbi të gjitha mbështetjen ndaj mësuesve dhe nxënësve shqiptarë për t’i plotësuar nevojat me tekste shkollore në shërbim të mësimin e gjuhës shqipe, përhapjes së kulturës dhe ruajtjes të identitetit kombëtar.
“Bashkëpunimi me Ambasadën Shqiptare në Londër do të vijojë si përherë dhe mbështetja e tyre do të jetë e pa kursyer për Lidhjen e Mësuesve. Puna nisi, vullnetarisht për një qëllim, të gjithë së bashku!” tha Bajramaj.