Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
I riu, ndonëse ishte nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dilte fshehurazi nga banesa dhe dyshohet se ka vjedhur në pesë biznese të ndryshme nga data 14 deri më 22 gusht.
TIRANË- Një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet K. M. është vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar "HIJA", pasi akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh në kryeqytet ndërsa duhet të qëndronte në shtëpi.
I riu, ndonëse ishte nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dilte fshehurazi nga banesa dhe dyshohet se ka vjedhur në pesë biznese të ndryshme nga data 14 deri më 22 gusht. Kapja e tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në sheshin "Skënderbej", ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga një prej objekteve të goditura treguan se si i riu i maskuar arrinte të hapte kasat, mbushte qeset me para e produkte dhe shmangej përmes hapësirave minimale të dyerve për t'u larguar pa lënë gjurmë.
Në vijim të aksioneve kundër krimeve ndaj pronës, Policia e Tiranës finalizoi edhe operacionin "Reaction". Përmes tij, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 arrestuan shtetasin Sh. J., 31 vjeç, i cili i kishte vjedhur me dhunë dy varëse një gruaje në rrugën e "Saraçëve". Të dyja varëset e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
"Tiranë/Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione për zbardhjen e rasteve të vjedhjes. Operacioni “HIJA”/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kreu vjedhje në 5 subjekte gjatë javës së fundit, vihet në pranga 23-vjeçari. Operacioni “REACTION”/Vodhi me dhunë 2 varëse një shtetaseje, vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen 2 varëset e vjedhura dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimeve dhe marrjes së informacioneve për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në 24 orë, finalizuan 2 operacione për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të 6 rasteve të vjedhjes. Konkretisht: -Në kuadër të operacionit të koduar “HIJA”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 23 vjeç, i cili dyshohet se gjatë periudhës 14.08.2026–22.08.2026, ka vjedhur para dhe produkte në 5 subjekte.
Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjatë kapjes së tij, në sheshin “Skënderbej”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. -Në kuadër të operacionit të koduar “REACTION”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe vunë në pranga shtetasin Sh. J., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë 2 varëse një shtetaseje, në rrugën e “Saraçëve”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 varëset e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton Policia./Dosja.al
Foto ilustruese PUKË- Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë së Pukës paraqitet më e qetë, ndërsa t...
Policia Shkoder SHKODËR- Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar "Shëtitësi", duke arrestuar në flagrancë ...
pamje nga aksidenti DURRËS- Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë a...
Porti i Vlores VLORË- Fundjava ka sjellë një fluks mjaft të lartë lëvizjeje në Portin e Vlorës, ku rreth 8,00...
Elton Qyno TIRANË – Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyri...
Foto ilustruese TIRANË- Situata nga zjarret në vend mbetet me intesitet të lartë. Ministria e Mbrojtjes ka b...
Foto ilustruese ANGLI – Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare është...
Morinë KUKËS- Ditët e fundit të muajit gusht kanë sjellë një dyndje të re automjetesh nga Kosova drejt Shqip&e...
Foto ilustruse PUKA- Detaje të reja kanë dalë pas të shtënave më armë të cilat u raportuan pak minuta më ...
Foto ilustruse PUKA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një zonë të thellë të Pukë...