LIVE UPDATES
Aktualitet

Thirrje për bisedime paqeje/ Analiza: A po lodhet Ukraina nga lufta?

Honçarenko propozon që me Moskën të negociohet për neutralitetin dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO, për heqjen e sanksioneve, statusin e gjuhës ruse dhe të Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë, si edhe për statusin e Donbasit. "Të vdesësh si vend i tërë për anëtarësimin në NATO, sipas mendimit tim, është absurde”, thotë ai.

9 October 2026, 09:30 Nga E. D
Thirrje për bisedime paqeje/ Analiza: A po lodhet Ukraina nga lufta?
foto ilustruese

UKRAINË- Tre politikanë të njohur ukrainas kanë bërë thirrje që lufta të përfundojë përmes negociatave me Rusinë. Mes tyre është deputeti Oleksij Honçarenko nga partia "Solidariteti Evropian”. Ai deklaroi në rrjetet sociale: "Realiteti aktual është ky: ne po e humbasim luftën. Po humbasim njerëz të shumtë. Nuk kemi para të mjaftueshme jo vetëm për të financuar luftën, por as për ta mbajtur vendin në funksionim.”

Honçarenko propozon që me Moskën të negociohet për neutralitetin dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO, për heqjen e sanksioneve, statusin e gjuhës ruse dhe të Kishës Ortodokse Ruse në Ukrainë, si edhe për statusin e Donbasit. "Të vdesësh si vend i tërë për anëtarësimin në NATO, sipas mendimit tim, është absurde”, thotë ai.

Danilo Hetmancev, anëtar i partisë në pushtet "Shërbëtori i Popullit” dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Financave, shkroi po atë ditë në rrjetet sociale se "intensifikimi i negociatave dhe arritja e paqes duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”. Sipas tij, kushtet përfundimtare të paqes duhet të miratohen përmes një referendumi.

Ndërsa, kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terehov, kritikoi logjikën politike sipas së cilës lufta mbetet pa alternativë. Megjithatë, ai theksoi se paqja duhet të mbështetet në aftësinë për vetëmbrojtje dhe në garanci konkrete nga partnerët ndërkombëtarë.

Çfarë thotë presidenti dhe opozita?

Menjëherë reagoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me fjalë paralajmëruese, se deputetët kanë përgjegjësi për ruajtjen e unitetit të brendshëm të vendit dhe se nuk duhet të përhapin panik. "Pavarësisht sa e vështirë mund të jetë për ne, nuk duhet t'i nënshtrohemi Putinit dhe Rusisë, sepse kjo do ta copëtonte Ukrainën”, tha presidenti ukrainas.

Grupi parlamentar opozitar i "Solidariteti-t Evropian”, e përjashtoi menjëherë Honçarenkon nga radhët e tij. Në një deklaratë, ai theksoi se "qëndrimet e tij për përfundimin e luftës dhe arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Ukrainës devijojnë nga pozicioni i ‘Solidaritetit Evropian' dhe nga parimet e tij ideologjike”.

Sipas partisë, ndër vlerat për të cilat nuk mund të negociohet janë një ushtri e fortë, gjuha ukrainase si gjuhë zyrtare, një kishë ortodokse ukrainase e pavarur, si dhe anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Provë për përgatitjen e zgjedhjeve?

Koha e thirrjeve për paqe nuk është e rastësishme, mendon profesori Oleksij Haran nga Akademia Kyiv-Mohyla. "Po afrohet një dimër i vështirë, njerëzit janë të lodhur dhe të gjithë po flasin për negociata, si përfaqësuesit ukrainas ashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump”, shpjegon politologu në një intervistë për DW.

Sipas Haranit, disa politikanë po nxitojnë që tani të sigurojnë kapital politik për zgjedhjet e ardhshme. Ai gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që këto thirrje të jenë me qëllim të testimit, si do të reagojë shoqëria ndaj ideve për negociata dhe përfundimin e luftës.

Politologu Ihor Çalenko nga "Qendra Ukrainase për Analiza dhe Strategji” i sheh deklaratat e politikanëve ukrainas kryesisht në kontekstin e bisedimeve të mundshme në Abu Dhabi. Atje pritet të zhvillohet një takim teknik trepalësh, ku do të diskutohen armëpushime sektoriale dhe aktivizimi i planit të paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Çalenkos, disa prej këtyre politikanëve kanë lidhje të mira me ekipin e presidentit amerikan. Trumpi, thotë ai, është i interesuar për një rezultat të shpejtë, përpara zgjedhjeve për Kongresin më 3 nëntor. "E gjithë kjo synon kryesisht organizimin e një takimi të tillë, për ta tërhequr Rusinë në negociata”, beson ai. Në të njëjtën kohë, sipas Çalenkos, deklaratat e politikanëve shërbejnë edhe për të testuar se deri në çfarë mase publiku është i gatshëm të pranojë kompromise.

Çfarë mendojnë ukrainasit për negociatat?

Sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS), të realizuar në mesin e muajit shtator, 75 për qind e ukrainasve mbështesin negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës, ndërsa 21 për qind i kundërshtojnë ato. KIIS thekson se pyetja ka të bënte vetëm me mundësinë e zhvillimit të negociatave dhe jo me lëshimet e mundshme ndaj Rusisë.

69 për qind e të anketuarve do të mbështesnin një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijës aktuale të frontit, me kusht që Ukraina të mos i njohë territoret e pushtuara si pjesë të Rusisë, të vazhdojë forcimin e ushtrisë së saj dhe të ndjekë afrimin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Ndërkohë, 62 për qind deklarojnë se janë të gatshëm ta durojnë luftën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në Kiev kjo përqindje arrin madje në 72 për qind. Po ashtu, 79 për qind besojnë ende në fitoren e Ukrainës. Megjithatë, pjesa e atyre që janë plotësisht të bindur për një fitore ka rënë nga 60 për qind në fund të korrikut në 47 për qind. "Deklaratat e politikanëve të caktuar nuk reflektojnë opinionin e shumicës së ukrainasve", shprehet Anton Hrusheskyj nga instituti KIIS. Por megjithatë një pjesë e popullsisë është e gatshme të pranojnë kapitullimin.

A është Rusia vërtet e gatshme të angazhohet në bisedime?

Presidenti rus Vladimir Putin i hodhi poshtë së fundmi si "të pakuptimta" propozimet për një ndërprerje të ndërsjellë të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe anijeve civile. "Mungesa e gatishmërisë së Rusisë është një fakt thelbësor," thekson politologu Çalenko. Ai e konsideron idenë e një ndarjes së opinionit publik mes një "fraksioni të luftës" dhe një "fraksioni të paqes" si një narrativë të fabrikuar. "Nuk ka asnjë grup të rëndësishëm që do të avokonte për një luftë pa fund.

Pozicioni i Ukrainës do të kufizohet te vija e kontaktit dhe garancitë e sigurisë – gjë që përbën tashmë një lëshim – dhe nuk mund të ketë lëshim më të madh se kaq."  Edhe eksperti Oleksij Haran nga Akademia Kyiv-Mohyla thekson se pozicioni aktual i Ukrainës përfaqëson ndërkohë një kompromis të hidhur. "Tani po flasim për një ngrirje. Kjo është tashmë një lëshim kolosal," thotë ai. "Problemi nuk qëndron te negociatat dhe kompromiset, por te fakti se Putini synon të na çojë drejt një dimri të vështirë në mënyrë që ne të dorëzohemi. Ajo që po thonë tani Honcharenko dhe të tjerët, vetëm sa e nxit më tej Putinin," paralajmëron Haran./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin