7 May 2026, 17:17
Nga E. D
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ajo ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe dënohet me 8 muaj burg, por GJKKO ka pezulluar vendimin e dënimit të saj dhe ka vendosur ndaj avokates Lazimi 16 muaj shërbim prove.
Emri i Lazimit doli në dosjen “Toyota Yaris”, pasi Astrit Vladi dhe Erida Lazimin u akuzuan nga Prokuroria e Posaçme për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari. Biznesmeni Astrit Vladi në shtator 2020, kur dosja e vëllait të tij Elvis Vladi ishte në seancë paraprake, i kërkoi avokates Erida Lazimi që të ndikonte te gjyqtari për çështjen e tij dhe disa të tjerëve. Lazimi dyshohet se ka pranuar të ndërmjetësojë kundrejt përfitimeve monetare të parregullta.
Çfarë është dosja “Toyota Yaris”
Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje./Dosja.al
‘toyota yaris’/ gjkko
Aktualitet
7 May 2026, 17:13
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë ...
Aktualitet
7 May 2026, 16:24
E.d
Foto Ilistruse
Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetëror...
Aktualitet
7 May 2026, 16:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka njoftuar masa që të merren në kuadër të protestës kombëtare të opozitës...
Aktualitet
7 May 2026, 15:50
E.d
Foto ilustruse
BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 30-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej disa ...
Aktualitet
7 May 2026, 15:12
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull transportit që shqiptarët kryejnë për bashkombasit e tyre...
Aktualitet
7 May 2026, 15:19
E. D
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Apelit të GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Emin Shabanit, nga Maqedonia e...
Aktualitet
7 May 2026, 14:44
D.S
BRUKSEL- Shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian ranë dakord brenda natës për të ndaluar shërbimet e inteli...
Aktualitet
7 May 2026, 14:30
D.S
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport ...
Aktualitet
7 May 2026, 13:54
E.d
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje të reja për atentatin ndaj&...
Aktualitet
7 May 2026, 13:47
D.S
Skender Hita
TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjen e rëndë në Akademinë e Siguri...