27 August 2026, 11:54
Nga G.M

SHBA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre dy-katëshe mëngjesin e djeshëm. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mëohet se katër persona të tjerë ndër të cilët dy janë fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje të rëndë.
Alarmi për zjarrin në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Gjatë kontrollit të banesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.
Sipas dëshmive të pesronave të pranishëm në vendngjarje njerëzit ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët dolën nga një dritare e katit të dytë. Të afërmit e familjarëve bënë me dije se familja është me origjinë nga Shqipëria dhe fëmijët që humbën hetën ishin djem.
Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa pësoi dëme të rënda, ndërsa u prekën edhe dy njësi ngjitur. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e mbetur në qiell të hapur. Hetimet për zbardhjen e çështjes dhe shkakun e ngjarjes vijojnë ende nga autoritetet.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave./Dosja.al
florida
Aktualitet
27 August 2026, 11:31
G.M
Foto ilustruese
SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar një kriminel shqiptar që mbante me nofkën 'magjistari i arratisjes', i cili ka a...
Aktualitet
27 August 2026, 11:43
I.A
KOSOVË- Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Dubravës në Istog. Sipas mediave në...
Aktualitet
27 August 2026, 11:19
I.A
Protesta
MALIQ- Protesta e zhvilluar në Maliq kundër shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe bashkimit të saj me Bashkinë Korç...
Aktualitet
27 August 2026, 10:59
I.A
Arrestimi
TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me mjete prerë...
Aktualitet
27 August 2026, 10:43
I.A
Antiterrori
TIRANË- Emaili kërcënues që u është dërguar institucioneve shqiptare në vend është zbard...
Aktualitet
27 August 2026, 10:37
I.A
Maks Haxhia
TIRANË- Avokati i biznesmenit Ergys Agasit, Maks Haxhia ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte një takim me klientin ...
Aktualitet
27 August 2026, 10:16
I.A
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i 'Shqiponjave' për arrestimin e Ergys Agasit në zonën e Pl...
Aktualitet
27 August 2026, 10:12
I.A
TIRANË- Autoritetet kanë nisur kontrollet me qen, nëse në ambientet e institucioneve ku janë dërguar email-e kërcënues...
Aktualitet
27 August 2026, 10:04
I.A
Kontrolli
TIRANË- Detaje të tjera nga arrestimi i Ergys Agasit janë zbardhur ditën e sotme. Mësohet se mjeti që po lëviz...
Aktualitet
27 August 2026, 09:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një kërcënim me bombë ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të...