28 May 2022, 18:31
Nga DOSJA

Fushë Arrëz, vendi ku u shuan nëna me dy vajzat
FUSHË ARRËZ- Në familjen Kola në Fushë Arrëz të Shkodrës ka plakosur zia këtë mbrëmje pasi ka humbur tre anëtarë. Prendusha Kola, 42 vjeç, Sidorela Kola, 18 vjeçe dhe E. Kola 15 vjeçe, përkatësisht nëna me dy vajzat, u shuan këtë pasdite në tualetin e shtëpisë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Gjithçka nisi rreth orës 16:00 të pasdites së të shtunës kur e vogla e shtëpisë hyri në tualet të bënte dush. Për shkaqe që ende nuk dihen, dushi ka rënë në masë dhe 15-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa lahej.
Të bërtiturat e adoleshentes u dëgjuan në shtëpi dhe në ndihmë fillimisht i shkoi e motra, Sidorela. Por, sapo 18-vjeçarja preku dorezën e tualetit, ra në tokë pa ndjenja. Pas vajzave, vrapoi nëna e tyre, Prendushe Kola. Ajo tentoi tu vinte në ndihmë të bijave, por në tentativë e sipër humbi jetën gjithashtu.
Në shtëpi në ato çaste ka qenë edhe djali i familjes Kola, i cili ka shkuar të ndihmojë të ëmën e motrat, por nuk ia ka dalë dot. Ai është plagosur dhe ndodhet në spital, duke rënduar kështu bilancin e kësaj tragjedie. Ishin të bërtiturat e tij që kanë alarmuar fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet dhe kanë kërkuar ndihmë. Por, kur policia e auto-ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nuk mund të bëhej më asgjë. Nëna e dy vajza kishin ndërruar jetë. Ndërsa djali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun që ka sjellë shkarkesat elektrike në tualetin e shtëpisë së familjes Kola.
(F.m/dosja.al)
Aktualitet
28 May 2022, 18:14
Fushë Arrëz, shtëpia ku u shuan nëna me dy vajzat
FUSHË ARRËZ- Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me tragje...
Aktualitet
28 May 2022, 18:03
Fushë Arrëz, shtëpia ku u shua nëna me dy vajzat
FUSHË ARRËZ- Tragjedia me tre viktima e një të plagosur nisi dhe p...
Aktualitet
28 May 2022, 17:52
Fushë Arrëz, shtëpia ku u shua nëna me dy vajzat
FUSHË ARRËZ- Dosja.al ka zbardhur emrat e tre anëtarëve të fa...
Aktualitet
28 May 2022, 17:44
Fushë Arrëz, shtëpia ku vdiq nëna e dy vajzat
FUSHË ARRËZ- Bilanci në Fushë Arrëz është rënduar...
Aktualitet
28 May 2022, 17:37
Fushë Arrëz, vendi ku vdiqën nëna e dy vajzat
PUKË- Dosja.al ju sjell pamjet nga Fushë Arrëzi aty ku është sh&...
Aktualitet
28 May 2022, 17:31
Pamje nga banesa në Fushë Arrëz
FUSHË ARRËZ- Një grua me dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë pasditen e sotme ...
Aktualitet
28 May 2022, 17:24
Rrok Frroku
TIRANË- Policia e Shtetit ka falenderuar KFOR-in e Kosovës që u erdhi sot në ndihmë për të transportuar n&eu...
Aktualitet
28 May 2022, 15:51
Helikopteri tek Trauma
TIRANË- Efektivi që ra në humnerë teksa kërkonte parcelat me kanabis në Dukagjin është sjel...
Aktualitet
28 May 2022, 15:29
Blendi Fevziu dhe Bujar Nishani
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Fevziu...
Aktualitet
28 May 2022, 15:25
Bujar Nishani dhe Beniada Nishani
TIRANË- Ish-banorja e Big Brother VIP dhe njëkohësisht mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nis...