Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici
Dyshimet paraprake janë se të dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.
9 October 2026, 16:46Nga E.d
Pamje
GJILAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan të Kosovës, ku dy persona. Viktimat janë një burrë dhe një grua, rreth 30 vjeç, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili është transportuar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës ngjarja është raportuar rreth orës 14:25, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe dy prokurorë të Shtetit. Burri është gjetur i pajetë brenda një automjeti, ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Gjilanit pa shenja jete.
Dyshimet paraprake janë se të dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person. Ndërkohë, i dyshuari është vetëdorëzuar në polici, e cila ka sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Sipas informacioneve fillestare, mes të dyshuarit dhe viktimave dyshohet se ekziston një lidhje familjare, ndërsa motivi i krimit ende nuk është bërë i ditur. Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në përdorimin e armës së zjarrit./Dosja.al