Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
TRAGJEDI në Kolumbi/ Autobusi me nxënës bien në humnerë, humbin jetën 10 persona, 20 të tjerë të plagosur (VIDEO)
Në një postim në X, guvernatori i Antioquia-s, Andrés Julián, theksoi se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s për në Medellín pas një ekskursioni shkollor dhe po transportonte nxënës nga Shkolla e Mesme Antioqueno.
14 December 2025, 22:50Nga E. D
pamje nga vendngjarja
KOLUMBI- Të paktën 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme ra nga një shkëmb në një zonë rurale në Kolumbinë veriore.
Në një postim në X, guvernatori i Antioquia-s, Andrés Julián, theksoi se autobusi po udhëtonte nga qyteti i Tolu-s për në Medellín pas një ekskursioni shkollor dhe po transportonte nxënës nga Shkolla e Mesme Antioqueno.
"Deri më tani, ka më shumë se 10 të vdekur dhe 20 të plagosur. I gjithë rrjeti spitalor është gati për të mbështetur këtë emergjencë", shtoi ai.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ka tronditur komunitetin lokal dhe opinionin publik në vend./Dosja.al
#Regiones ???????? ⚠️ Tragedia en Segovia, nordeste de Antioquia
Un bus con más de 35 ocupantes cayó a un vacío en Segovia. Hasta el momento se reportan 10 personas fallecidas.????️
???????????????? Las víctimas eran estudiantes del Liceo Antioqueño de Bello.