13 July 2026, 14:02
Nga D.S
lumi osum
BERAT– Fshati Orizaj në Berat është përfshirë nga zia. Familja Sadushi ka hapur sot dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre të vetëm, 15-vjeçarit Fatjon Sadushi, i cili humbi jetën tragjikisht në ujërat e lumit Osum.
Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar zyrtarisht se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja, banorët e zonës kanë ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve vendore.
Sipas dëshmive të tyre, ndërtimi i pritave lumore për parandalimin e përmbytjeve ka ndryshuar morfologjinë e shtratit të lumit. Banorët pretendojnë se këto ndërhyrje kanë krijuar gropa të thella të mbushura me baltë, të cilat janë bërë kurth vdekjeprurës për të miturin, duke ia pamundësuar atij daljen në breg.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa i mituri ishte duke punuar në arë me të atin. Në përpjekje për t’u freskuar nga nxehtësia, 15-vjeçari ka hyrë në rrjedhën e lumit. Në momentin që ka vërejtur se i biri po mbytej, babai është hedhur me shpejtësi në ujë për ta shpëtuar, por për fat të keq, ndërhyrja e tij ka qenë e pamundur për të kthyer në jetë të birin.
Sot, nën emocione të forta dhe dhimbje të thellë, të afërm, shokë të shkollës dhe banorë të zonës përcollën 15-vjeçarin për në banesën e fundit, mes kërkesave për vënien e drejtësisë dhe zbardhjen e përgjegjësive mbi sigurinë e këtyre objekteve përgjatë lumit Osum./Dosja.al
berat fatjon sadushi
Aktualitet
13 July 2026, 13:35
D.S
Vuk Vulleviq
SERBI- Vuk Vulleviq, shtetas i Malit të Zi, për të cilin ishte lëshuar fletarrestim i kuq nga Interpol-i, u arrestua ...
Aktualitet
13 July 2026, 12:39
D.S
TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dinamika e arratisë së Armand Shakajt, i cili akuzohet për vrasjen e mikut të tij...
Aktualitet
13 July 2026, 12:13
D.S
Erkin Lika
KLOS- Pas kërkimeve intensive është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika. I riu ishte shpallur i humbu...
Aktualitet
13 July 2026, 12:08
D.S
Gjykata e Durrësit
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masat e sigurisë për një grup personash të përfshi...
Aktualitet
13 July 2026, 11:54
I.A
Arrestimet
SPANJË- Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare Spanjolle, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ...
Aktualitet
13 July 2026, 11:17
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëpunëtorja e drejtësisë Adela Kondakçiu në dosjen Veliaj-Xoxa ka paraqitur mbrojtjen e saj n&e...
Aktualitet
13 July 2026, 10:38
I.A
TIRANË- Një ngarkesë me 50 sonda për monitorimin e naftës, me origjinë nga Bjellorusia, u ndaluan nga dogana e Durrësit n&e...
Aktualitet
13 July 2026, 10:36
D.S
Shtjefën Ziçi
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Ar...
Aktualitet
13 July 2026, 09:55
D.S
Shqefen Ziqi
SHKODËR- 64-vjeçari Shqefen Ziqi ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës për t'u njohur me masën e ...
Aktualitet
13 July 2026, 09:40
D.S
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, por godina është blinduar nga masa ...