27 January 2024, 11:46
Nga E.d
Policia
KORÇË- Arrestohet një 44-vjeçar që po transportonte 5 emigrant gjatë nates. Bashkë me 44-vjeçarin ndodhej dhe një i ri në mjet, i cili arriti që t'i largohej policisë. U sekuestrua nje mjet i tipit BMW një celular dhe një shumë parash. Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesës për të kaluar kufirin.
Njofitimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight 27", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte gjatë natës, 5 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 44-vjeçarit, pasagjer në këtë automjet. Sekuestrohen automjeti tip “BMë”, një celular dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transporimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight 27". Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në Korçë. Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari.
Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin E. P., ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij. Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e korces midnight 27
Aktualitet
27 January 2024, 12:00
I.A
Policia
TIRANË- Dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge në sasi të mëdha janë arrestuar në Greqi dhe Gje...
Aktualitet
27 January 2024, 10:50
I.A
Policia
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 5...
Aktualitet
27 January 2024, 10:16
Xh.LL
Foto Ilustruese
Shkodër- Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se makina ë...
Aktualitet
27 January 2024, 10:01
Xh.LL
Sekuestrimet
TIRANË- Nje 30-vjecar me emrin Spajdi Selamaj arrestohet gjatë natës në Tiranë. I riu qarkullonte me thik&e...
Aktualitet
27 January 2024, 09:43
Xh.LL
Tiranë- Një 22-vjecar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik t&eu...
Aktualitet
27 January 2024, 07:43
I.A
Moti
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të ...
Aktualitet
26 January 2024, 22:55
h.k
Investigim në Delvinë
DELVINË-Prej disa javësh është investiguar për mënyrën sesi menaxhohen mbetjet spitalore...
Aktualitet
26 January 2024, 22:48
h.k
Investigimi Pogradec
POGRADEC-Në Shtator 2021, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një denoncim nga qyteti i Pog...
Aktualitet
26 January 2024, 22:23
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Forcat RENEA dhe FNSH kanë zbardhuar mbrëmjen e sotme në Vlorë për të kryer kontrolle në dis...
Aktualitet
26 January 2024, 21:50
h.k
Foto ilustruese
LUSHNJE-Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrative Bubullimë në Lushnjë, ankohe...