22 September 2024, 10:59
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 50-vjeçare është proceduar penalisht ndërsa djali i saj është shpallur në kërkim pasi tregtonin bizhuteri të ndryshme të dyshuara të kontrabanduar. Mësohet se gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.
Gjatë kontrolleve në këto subjekte, bëhet me dije se u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Silver".
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Tregtonin bizhuteri të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduar, procedohet penalisht një shtetase dhe punohet për kapjen një shtetasi tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Silver".
Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën "Muhamet Gjollesha", dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar. Materialet i kaluan Prokurorisë.
tirana
Aktualitet
22 September 2024, 10:24
M.B
Foto nga operacioni
BRITANI- Një shqiptar që ka tentuar të hyjë fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, disa jav&...
Aktualitet
22 September 2024, 09:10
I.A
Policia
ITALI- Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë pasi persona të maskuar i zunë prit&eum...
Aktualitet
22 September 2024, 08:35
I>A
Makina
VLORË- Një makinë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë...
Aktualitet
22 September 2024, 07:19
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vr...
Aktualitet
21 September 2024, 22:08
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Ditën e sotme janë rikonfirmuar masat paraprake te sigurisë per 22 efektivet e policisë, te cilët nj&e...
Aktualitet
21 September 2024, 21:17
N.F
Sarajevë
TIRANË- Largimi i shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit mesa duket ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke...
Aktualitet
21 September 2024, 20:51
N.F
Foto ilustruese
MALIQ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Vreshta të Maliqit. Policia bën me dij...
Aktualitet
21 September 2024, 18:06
N.F
Banesa
PUKË- Pasditen e sotme një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Mesul të Pukës. Mësohet se banesa e d...
Aktualitet
21 September 2024, 17:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, integrimi i personave me aftësi të kufizuar vazhdon të përballet me vështir&eu...
Aktualitet
21 September 2024, 17:34
r.ll
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një aksident tjetër rrugor ka ndodhur kësaj here në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ...