LIVE UPDATES
Aktualitet

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion VIP! Zbardhet MARRËVESHJA mes dy vendeve: Shqipëria duhet ta paguajë vetë sigurimin 1 miliard dollarë amerikanë

Sipas marrëveshjes së publikuar nga mediat turke, avionit do t’i kalojnë përgjegjësitë dhe menaxhimi i tij do të kryhet nga autoritetet shqiptare, brenda parametrave të përcaktuar në kontratë.

26 December 2025, 10:39 Nga M.L
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion VIP! Zbardhet MARRËVESHJA mes dy
Foto ilustruese

TIRANA- Turqia ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar, vlera e të cilit arrin rreth 11.9 milionë dollarë. Sipas marrëveshjes së publikuar nga mediat turke, avionit do t’i kalojnë përgjegjësitë dhe menaxhimi i tij do të kryhet nga autoritetet shqiptare, brenda parametrave të përcaktuar në kontratë.

Dokumenti zyrtar parashikon se për një periudhë 24-mujore pas dorëzimit, ose deri në kryerjen e rishikimit të madh teknik të parë, Shqipëria duhet të mbajë një sigurim të plotë për përgjegjësitë e avionit. Ky sigurim mbulon çdo rrezik ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës dhe çdo çështje ligjore të mundshme, duke përfshirë edhe përgjegjësinë për produktet.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që Turqia dhe palët e tjera të mbrojtura të jenë të përfshira si persona të siguruar shtesë, me një limit të kombinuar të sigurimit jo më pak se 1 miliard dollarë amerikanë.

Në dokument theksohet gjithashtu se Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë përgjegjëse për çështjet administrative, teknike dhe buxhetore lidhur me avionin, i cili nuk do të përdoret për asnjë aktivitet ushtarak.

Avioni i dhuruar është një Airbus A319 VIP, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe më parë i operuar nga Turkish Airlines. Transferimi i pronësisë do të bëhet pa kosto për Shqipërinë, ndërsa shpenzimet administrative do të mbulohen nga pala turke. Avioni ka një peshë maksimale prej 75,900 kg dhe motorët CFM56-5B7/P kanë mbi 7,000 cikle të mbetura, duke e bërë atë një opsion të besueshëm për flota qeveritare dhe diplomatike, përfshirë vende të NATO-s.

Pjesë nga marrëveshja për sigurimit të avionit

KREU III

Sigurimi

NENI 14-Për një periudhë prej njëzet e katër (24) muajsh pas dorëzimit ose deri në rishikimin e madh të radhës të aeroplanit (cilado prej këtyre që ndodh e para), Përfituesi, me shpenzimet e veta, do të mbajë në fuqi (ose do të sigurojë që çdo blerës, qiramarrës apo operator pasardhës i aeroplanit të mbajë në fuqi) sigurimin e përgjegjësisë ligjore për aeroplanin, i cili mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta, pasagjerëve, bagazheve, ngarkesës, postës, si dhe përgjegjësinë e përgjithshme ligjore ndaj palëve të treta (duke përfshirë mbulimin për përgjegjësinë ndaj produkteve).

Ky sigurim do të përfshijë Dhuruesin dhe Palët e mbrojtura nga përgjegjësia si persona të siguruar shtesë, me një limit të vetëm të kombinuar prej jo më pak se 1.000.000.000 dollarë amerikanë (një miliard USD), dhe Përfituesi do të heqë dorë nga çdo e drejtë e subrogimit kundrejt Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia. Përfituesi do t'i dorëzojë Dhuruesit certifikatat e sigurimit që vërtetojnë se mbulimi është në fuqi gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe polica e sigurimit do të përmbajë dispozitat e mëposhtme:

a. Që sigurimi nuk do të anulohet dhe nuk do të ndryshohet në mënyrë të konsiderueshme para përfundimit të një periudhe prej tridhjetë (30) ditësh nga datu e njoftimit të anulimit ose ndryshimit nga ana e siguruesve, ose para përfundimit të një periudhe prej shtatë (7) ditësh në rastet që lidhen me rreziqe lufte dhe ngjarje të ndërlidhura me to

b. Mbulimi që ofrohet nga polica e sigurimit për secilën nga sët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të shpallet i pavlefshëm për shkak të ndonjë veprimi apo mosveprimi (përfshirë deklarime të pasakta ose fshehje informacioni) të ndonjë personi ose pale tjetër që shkakton shkelje të ndonjë kushti, afati ose garancie të policës, me kusht që ky veprim apo mosveprim të mos jetë kryer, ndihmuar apo miratuar me dijeni nga ndonjë prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

c. Sigurimi duhet të sigurojë mbulim në shkallë botërore.

d. Palët e mbrojtura nga përgjegjësia nuk do të kenë asnjë përgjegjësi për pagesën e primeve të sigurimit, dhe siguruesit heqin dorë nga çdo e drejtë për zbritje, kundërkërkesë apo kompensim ndaj ndonjërës prej Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

e. Sigurimi për përgjegjësi do të përmbajë një klauzolë ndarjeje, me anë të së cilës përcaktohet se secili person i siguruar gëzon të njëjtin nivel mbrojtjeje sikur polica të ishte lëshuar individualisht për secilin, me përjashtim të kufirit maksimal të përgjegjësisë së siguruesit.

f. Sigurimi për përgjegjësi do të jetë sigurim parësor, pa të drejtë kontributi apo kompensimi nga ndonjë sigurim tjetër që mund të jetë në dispozicion të Palëve të mbrojtura nga përgjegjësia.

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion VIP! Zbardhet MARRËVESHJA mes dy

turqia i dhuron shqiperise avion vip

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin