1 December 2023, 19:45
Nga I.A
Stiljan Pasho
KORÇË- Shefi i Kufirit në Korçë Stiljan Pasho është përjashtuar ditën e sotme nga radhët e policisë. Përjashtimi ka ardhur pasi Pasho akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Pasho hipi në makinën e Lorenco Likës për të transportuar 26 kg drogë në kufi.
Dyshohet se droga ishte futur në një bombol gazi dhe ndodhej në garazhin e makinës. Pasho hipi në makinën “Passat” dhe ka kaluar kufirin bashkë me të për tu siguruar që makina të mos kontrollohej. Sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht në kufirin shqiptar.
Njoftimi i Policisë:
Përjashtohet nga Policia e Shtetit Kryekomisar Stiljan Pasho. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e punonjësit të Policisë, Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.
Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan–Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”. Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtperdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll. Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga rradhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.
stiljan pasho
Aktualitet
1 December 2023, 17:36
I.A
Vendi i ngjarjes
GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar në Greqi mbrëmjen e djeshme.&nb...
Aktualitet
1 December 2023, 17:26
h.k
Policia greke
GREQI-Komuniteti lokal i Volosit është tronditur nga lajmi për vdekjen e papritur të një 45-vjeçari. Si...
Aktualitet
1 December 2023, 16:16
I.A
TIRANË- Pas implementimit me sukses të 100 labeve të para, realizuar në kuadër të projekteve për rritjen e aftësive di...
Aktualitet
1 December 2023, 15:32
h.k
TIRANË- Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë është paraqitur pasditen e sotme në SPAK për të zbatuar masë...
Aktualitet
1 December 2023, 15:12
I.A
Laert Haxhiu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme përjashtimin e avokatit të Laert Haxh...
Aktualitet
1 December 2023, 15:02
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Gjykata e Apelit Penal e Selenaliku ka dënuar 27-vjeçarin shqiptar 16 vjet e 6 muaj burg 27-vjeçar i akuzuar ...
Aktualitet
1 December 2023, 14:56
I.A
Foto ilustruese
MAT- Një aksident ka ndodhur në Mat pasditen e sotme. Mësohet se një makinë blindo që merret me transpor...
Aktualitet
1 December 2023, 14:37
h.k
Pish Poro
FIER-Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyrore të Pishë Porosë, në Fier, ka djegur p...
Aktualitet
1 December 2023, 14:01
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëron se vendi është i përgatitur për sanksionet q&e...
Aktualitet
1 December 2023, 13:47
h.k
Foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme ndarjen e çështjes për ngjarjen tragjike të ndodhur...