6 August 2023, 14:28
Nga I.A
Portofolat
VLORË- Policia ka gjetur dhe dorëzuar portofolat e humbur 3 turistëve të huaj. Tre turistë në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, kishin humbur portofolat në rrugë. Për fat të mirë, punonjësit e Policisë i gjetën dhe ua dorëzuar personave përkatës.
Njoftimi i POlicisë:
DVP Vlorë/Punonjësit e Policisë në Sarandë, në Himarë dhe në Vlorë iu dorëzojnë 3 turistëve të huaj, portofolët që kishin humbur në rrugë. -Sarandë/Shërbimet e Policisë gjejnë dhe i dorëzojnë një turisti të huaj, portofolin më një shumë parash dhe dokumente, që e kishte humbur në afërsi të hotelit ku ishte akomoduar. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në territor, në afërsi të një hoteli, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe një pasaportë të shtetit të Kuvajtit. Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas verifikimeve dhe komunikimit me personelin e hotelit në afërsi të të cilit u gjet portofoli, rezultoi se pasaporta që u gjet në këtë portofol i përkiste një turisti nga Kuvajti që ishte akomoduar në këtë hotel. Ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku punonjësit e Policisë i kanë dorëzuar portofolin që ai kishte humbur. Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.
-Himarë/Shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër turisti të huaj, portofolin që ai kishte humbur në një rrugë në Himarë. Portofoli i turistit të moshuar holandez ishte gjetur dhe ishte dorëzuar në Komisariat, nga një banor i Himarës. Turisti nga Holanda, pasi ka marrë portofolin, në Komisariatin e Policisë Himarë, ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe qytetarin, për gjestin e tyre.
-Vlorë/Shërbimet e Policisë i kanë dorëzuar një tjetër shtetasi të huaj, portofolin me një shumë parash dhe karta banke. Portofoli është gjetur në afërsi të një lokali, nga një pushues, ia cili ia ka dorëzuar punonjësve të Policisë që po patrullonin në zonë. Shtetasi i huaj falënderoi shtetasin që i gjeti portofolin dhe punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre.
policia
Aktualitet
6 August 2023, 14:11
I.A
Kanabisi
TIRANË- Detaje të reja kanë zbardhur në lidhje me kanabisit te reparti ushtarak i Zall Herrit. Mësohet se ka qen&eum...
Aktualitet
6 August 2023, 13:37
I.A
Jan Prenga
KOSOVË- 29-vjeçari Aldo Majnishta është arrestuar ditën e sotme në Kosovë. Majnishta i shpal...
Aktualitet
6 August 2023, 13:30
I.A
Parku
TIRANË- Lëvizja Bashkë do të organizojë një protestë ditën e sotme për të mbrojtur parkun mes&...
Aktualitet
6 August 2023, 13:11
I.A
Policia
ELBASAN- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një 48-vje&ccedi...
Aktualitet
6 August 2023, 13:05
I.A
Makina e ngecur
DIVJAKË- 8 turistë janë shpëtuar mbrëmjen e kaluar në Divjakë. Mësohet se turistët italian&eum...
Aktualitet
6 August 2023, 12:08
I.A
Personat e arrestuar
KAVAJË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi kanë tentuar që të vjedhi...
Aktualitet
6 August 2023, 11:56
I.A
Nikollë Lesi
TIRANË- Sot është ditëlindja e Nikollë Lesit, ndër gazetarët dhe botuesit më të njohur n&eum...
Aktualitet
6 August 2023, 11:49
I.A
Armet e gjetura
ITALI- Një arsenal armësh është gjetur në banesën e çiftit italo-shqiptar në Itali. Mës...
Aktualitet
6 August 2023, 11:21
I.A
Dritan Goxhaj
TIRANË- Një protestë do të mbahet ditën e sotme në Tiranë kundër arrestimit të ish-luft&eum...
Aktualitet
6 August 2023, 10:55
I.A
Behar Bajri
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore për operacionin 'Metamorfoza' kanë dalë. Në dosjen hetimore të siguruar nga 'D...