20 December 2025, 10:45
Nga E. D
Domeniko Cibaku
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë ku në pranga u vu 23-vjeçari nga Dibra. Bëhet me dije se Domeniko Cibaku rezulton pa precedent penal por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike. Kanabisi kishte ardhur me postë në Shqipëri dhe do të shitej në zonën e 5 Majit në lokalet e lagjes. Gjithashtu i riu ndihmohej nga një tjetër person, i cili po kërkohet nga blutë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”. Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja. Vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi: -D. C., 23 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
domeniko cibaku
Aktualitet
20 December 2025, 10:30
E. D
foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Mësohet se një mjet tip &ld...
Aktualitet
20 December 2025, 10:26
TIRANË- Një ditë tjetër, libri autobiografik i gazetares Mira Kazhani dhe libri polemizues Jam mysliman nga Ben Blushi ishin dy librat abs...
Aktualitet
20 December 2025, 10:21
D.S
Drejtoria e Policisë Lezhë
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën, mbrëmjen e shkuar. 42-vje&cce...
Aktualitet
20 December 2025, 09:49
D.S
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale H.M., banues në Bathore. Sipas tyre, personi ai u kap në af&e...
Aktualitet
20 December 2025, 09:19
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit &l...
Aktualitet
20 December 2025, 08:52
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Nesër me datë 21 dhjetor, pritet të ndodhë solstici i dimrit. Gjatë Solsticit të Dimrit 202...
Aktualitet
20 December 2025, 07:25
D.S
Burimet njerëzore të kualifikuara po bëhen faktor gjithnjë dhe më kufizues për sipërmarrjen e vendit tonë, si në ...
Aktualitet
20 December 2025, 07:26
E. D
foto ilustruese
Në Shqipëri ekziston një hendek i madh midis arsimit dhe nevojave të tregut të punës, duke lënë sh...
Aktualitet
20 December 2025, 07:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndru...
Aktualitet
19 December 2025, 22:55
M.L
Agasi, Hoxha - Foto nga emisioni
TIRANA- Gazetari i njohur Artan Hoxha ka dhënë alarmin për situatën e Ergys Agasit, duke theksuar...