14 June 2025, 19:56
Nga N.F
Dashnor Dumani
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin sot për të lënë në burg, Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Më tej bëhet me dije se GJKKO ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve të vuajtjes së dënimit që të marrin masa të menjëhershme për sigurinë e jetës dhe shëndetit të të Dashnor Dumanit.
Ky vendim vjen pasi ai mund të jetë shënjestër e ndonjë hakmarrjeje pasi Dashnor Dumani është vëllai i Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë. Ai ka dhënë dëshmitë të forta në lidhje me krimet më të mëdha në vend dhe planet se si janë kryer disa vrasje.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet,” thuhet në njoftim.
Dashnor Dumani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, vjedhje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve. Ai dyshohet si ekzekutori i vrasjes së trefishtë në fshatin Bradashesh, në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 ka marrë pjesë në djegien e një automjeti të përdorur gjatë një grabitjeje me armë në Rinas. Gjithashtu ai është i dënuar nga Gjykata e Durrësit në vitin 2016 me 4 vjet e 4 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj.
gjkko dashnor dumani
Aktualitet
14 June 2025, 19:24
N.F
Takimi
KONISPOL- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një postim të publikuar së fundmi në "Facebo...
Aktualitet
14 June 2025, 18:05
Arbjona Çibuku
Foto
TIRANË- Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh&n...
Aktualitet
14 June 2025, 17:39
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndje...
Aktualitet
14 June 2025, 17:29
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur p...
Aktualitet
14 June 2025, 16:44
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot ka marrë vendim p&e...
Aktualitet
14 June 2025, 16:28
N.F
Foto
BERAT- Një zjarr është regjistruar pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit. Raportohet se zjarri ësht&...
Aktualitet
14 June 2025, 15:52
N.F
Foto
ITALI- Autoritete italiane kanë arritur të shkatërrojnë një bandë shqiptare e cila kryente vjedhje të shumta n&eum...
Aktualitet
14 June 2025, 15:44
N.F
Foto
KOSOVË- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se autoritetet kosovare i kanë ndaluar të shtunën tre ...
Aktualitet
14 June 2025, 15:28
N.F
Ekstradimi
TIRANË- 42-vjeçari, Loran Dusha është ekstraduar ditën e sotme nga Zimbabve. Dusha është administratori i i...
Aktualitet
14 June 2025, 15:16
N.F
Levian Goga
ATHINË- Shqiptari Levian Goga prej ditësh është në qenër të vëmendjes pasi pa u menduar dy her&eum...