9 September 2026, 17:29
Nga G.M
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në lumin Tergola, në provincën e Padovës, Itali. Viktima është identifikuar si Ferdinant Hoti, ndërsa hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje të planifikuar. Trupi i shqiptarit u zbulua më 8 shtator, brenda një automjeti tip 'Fiat Bravo', i cili kishte përfunduar në ujërat e lumit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja mësohet se nga ekzaminimet mjeko-ligjore, 35-vjeçari kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe duart i ishin lidhur. Hetuesit dyshojnë se Hoti është vrarë përpara se automjeti të hidhej në lumë. Një nga pistat kryesore lidhet me një konflikt të mundshëm të lidhur me trafikun e drogës, megjithëse kjo mbetet ende nën hetim.
Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës, në bashkëpunim me Kompaninë e Cittadella-s, po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së viktimës. Në fokus janë lëvizjet e tij, personat me të cilët ka komunikuar dhe kontaktet që ka pasur para vrasjes.
Një rol të rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes pritet të kenë kamerat e sigurisë. Zona ku u gjet automjeti ndodhet pranë një rruge të frekuentuar, një rrethrrotullimi dhe një dige, ndërsa ka edhe kamera që mund të kenë regjistruar lëvizjet e automjeteve gjatë natës. Hetuesit po analizojnë pamjet për të ndjekur itinerarin e 'Fiat Bravo'-s përpara se të përfundonte në lumë.
Njëkohëisht po verifikohet nëse një automjet tjetër ka lëvizur pranë tij, çka mund të ndihmojë në identifikimin e personave të përfshirë dhe mënyrën se si autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në kontroll janë marrë edhe kamerat e bizneseve përreth, përfshirë ato të një punishteje që ndodhet pranë zonës ku u gjet makina. Deri tani, pamjet e shqyrtuara nuk kanë dhënë prova përfundimtare.
Një element tjetër që po hetohet është pronësia e automjetit. 'Fiat Bravo' nuk rezulton të ishte në emër të viktimës, por të një shtetasi italian që banon në zonën e Venedikut. Sipas raportimeve, pronari ka deklaruar se automjeti nuk ishte raportuar i vjedhur. Autopsia pritet të përcaktojë më saktë kohën dhe rrethanat e vdekjes, ndërsa prokuroria dhe Karabinierët po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivit të ekzekutimit./Dosja.al
itali vrasje
Aktualitet
9 September 2026, 16:55
E.d
Foto ilustruse
Automjetet elektrike po fitojnë terren, Kina po rrit peshën në importe dhe hyrja zyrtare e BYD pritet të sjellë n&e...
Aktualitet
9 September 2026, 16:12
E.d
Pamje
DURRËS- Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në zonën e Bagos, pranë Karpenit, k...
Aktualitet
9 September 2026, 15:45
G.M
Në Prrenjas
PRRENJAS- Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur konsultimet publike për Reformën Administrative Territoriale. Dëgjes...
Aktualitet
9 September 2026, 15:43
E.d
Pamje
DURRËS- Policia ka sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis të llojit “Gelato”, me vler&e...
Aktualitet
9 September 2026, 15:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes me armë zjarri në Laprakë, ngjarje e cila ndodhi...
Aktualitet
9 September 2026, 15:11
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator. Sipas kur...
Aktualitet
9 September 2026, 15:00
Elton Qyno
Ziza Pajaziti
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, ë...
Aktualitet
9 September 2026, 14:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një incident ka ndodhur në ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës...
Aktualitet
9 September 2026, 14:02
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Punonjësit e administratës së Gjykatës së Tiranës i kanë drejtuar një kërkes...
Aktualitet
9 September 2026, 13:53
E. D
pamjet nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm br...