24 September 2022, 11:10
Nga e.k
Sali Shijaku
TIRANË- Homazhet në nder të piktorit të shquar Sali Shijaku do të zhvillohen ditën e nesërme nga ora 10:00 e paraditës deri në orën 12:00 në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Shumë miq, qytetarë dhe dashamirës të artit të tij unik dhe të veçantë do të kenë mundësi që nesër të nderojnë artistin e talentuar Sali Shijaku.
Por kush ishte artisti Sali Shijaku?
Shijaku ishte nderuar me titullin "Piktor i Popullit" dhe "Artist i Merituar". Ai ishte piktor kolorist dhe krijues i kompozimeve njëfigurëshe. Ai lindi në Tiranë në një familje tregtarësh të vegjël. Pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve “I.E.Rjepin” në Leningrad (sot Shën Petërburg gjatë viteve 1956-‘61). Tabloja e njohur si "Heronjtë e Vigut" është edhe diploma e tij si student. Shijaku ishte pjesë e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.
Shteti shqiptar e ka vlerësuar dhe nderuar kontributin e artistit me mjaft çmime dhe i ka akorduar disa Çmime Republike (1956, 1970, 1984, 1989). Në vitin 1969 ai mori titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 “Piktor i Popullit”. Më 2004-ën ai u nderua me titullin “Nderi i Qarkut të Tiranës”. Në fondin e GKA-së ruhen 92 vepra të artistit në pikturë dhe skulpturë, nga të cilat 19 vizatime (penë, karbon dhe flamastër), 7 punime në qeramikë dhe 1 në allçi. Një pjesë e koleksionit të veprave të Shijakut janë të ekspozuara në sallat kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e Sali Shijakut ndodhen në shumë vende të botës dhe sot janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.
sali shijaku
Aktualitet
24 September 2022, 10:54
e.k
Mariglen Qato
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e shtetasit Klaudio Malaj, i cili shërbente si shofe...
Aktualitet
24 September 2022, 10:36
e.k
Foto ilustruese
LEZHË- Një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet K.B është arrestuar nga policia e Lezhës si shkaktar i aks...
Aktualitet
24 September 2022, 10:30
d.a.
TIRANË- Policia e Tiranës ka liruar një mjek dhe infermierin e spitalit të Traumës pasi u morën në pyetje përgjatë...
Aktualitet
24 September 2022, 10:18
e.k
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë i cili miratoi propozim...
Aktualitet
24 September 2022, 10:12
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Dy të rinj të identifikuar si Enea Kume 35 vjeç dhe Belul Isufi 25 vjeç kanë rënë n&eum...
Aktualitet
24 September 2022, 09:35
f.g
Pamje nga aksioni
FIER- Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi janë zbuluar se kishin mbjellë disa bimë narkoti...
Aktualitet
24 September 2022, 09:04
d.a;f.g
Pamje nga aksioni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dënuar aksionin e djeshëm të policisë ku kanë ...
Aktualitet
24 September 2022, 09:07
f.g
Sali Shijaku
TIRANE- Ndahet nga jeta në moshën 89-vjecare mjeshtri i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Shijaku ishte shtruar prej disa dit&e...
Aktualitet
24 September 2022, 08:34
d.a.
Policia malteze
MALTË- Një emigrant shqiptar i cili jeton në ishullin e Maltës ka ngritue një shqetësim të madh pasi sip...
Aktualitet
24 September 2022, 07:17
d.a.
moti
TIRANË- Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të...