28 August 2024, 15:09
Nga S.B
Shpëtim Ajazi
BELGJIKË- Mediat në Belgjikë raportuan ditën e djeshme për një ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë 43-vjeçari shqiptar Shpëtim Ajazi. Ky i fundit u qëllua për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij italian 61-vjeçar i cili identifikohet si Reanto F.
“Molla e sherrit” u bë një vend parkimi ku mësohet se konflikti midis dy fqinjëve ka qenë i vazhdueshëm për vite të tëra dhe motivi për ngjarjen ka qenë pikërisht i njëjti. Ajazi mori një plumb vdekjeprurës në kokë, teksa i dyshuari e qëlloi nga trotuari i rrugës, poshtë banesës, ndërsa 43-vjeçari po parkonte furgonin.
“Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të rinjtë shpesh i hedhin në rrugë. Por pasi dëgjova më shumë zhurmë, shkova të shikoja nga dritarja. Më pas pashë fqinjin tonë matanë rrugës, ne e quajmë ‘italiani’, me një armë në dorë” thotë një fqinj i cili ndodhej në vendngjarje.
Për më tepër bëhet me dije se gjatë atentatit, në vendngjarje kanë shkuar edhe gruaja dhe djali 15-vjeçar i Ajazit me të dëgjuar të shtënat. Ata gjithashtu u kërcënuan nga Renato para se ky i fundit të largohej me BMW-në e tij.
“Ai drejtoi armën drejt tyre, sikur të ishin të radhës. Ata e panë Shpëtimin në furgonin e tij. E panë të vdiste, është e tmerrshme”, dëshmoi Bashkim Ajazi, një kushëri tjetër i viktimës.
belgjike vrasje shpetim ajazi
Aktualitet
28 August 2024, 14:57
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur në një prej burgjeve greke ditën e sotme. Mësohet se ngjarjes në...
Aktualitet
28 August 2024, 14:38
S.B
LEZHË- Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Lezhë-Rrilë. Mësohet se automjeti i cil...
Aktualitet
28 August 2024, 14:11
I.A
Policia
DIVJAKË- Një konflikt që ka sjell përdorimin e armës ka ndodhur në Divjakë. Tre persona janë konfliktu...
Aktualitet
28 August 2024, 14:05
S.B
foto ilustruese
MALIQ- Një rast dhune në familje është regjistruar ditën e sotme në Maliq. Mësohet se 37-vjeç...
Aktualitet
28 August 2024, 13:44
S.B
pamje nga ngjarja
LAÇ- Një 32-vjeçar është kapur dhe arrestuar ditën e sotme duke vënë baste sportive me t...
Aktualitet
28 August 2024, 13:33
S.B
foto ilustruese
SARANDË- Një i ri është arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se F.K 25 vjeç, u k...
Aktualitet
28 August 2024, 12:42
I.A
Edmond Papa dhe Aleksander Sadikaj
TIRANË- Klani Kalemi mori një goditje të fortë ditën e sotme nga RENEA, pas arrestimit t&e...
Aktualitet
28 August 2024, 12:49
S.B
foto ilustruese
Vau i Dejës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Vaun e Dejës. Mësohet se 41...
Aktualitet
28 August 2024, 12:29
S.B
Laver C.
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Gjermani në janar të këtij viti. B&eum...
Aktualitet
28 August 2024, 12:21
Elton Qyno
TIRANË- Një nga episodet më të rënda ku pasqyrohen vrasjet në seri të grupit “Çopja” dhe grupit ...