2 July 2025, 13:20
Nga r.ll
paul deda
TIRANË- Paul Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ekstraduar në Shqipëri ditën e sotme. Deda u arrestua në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet se është pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton kanabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.
GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Deda u vu në pranga në kuadër të operacionit "The Wanted".
NJOFTIMI I DJESHËM I POLICISË:
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, në kuadër të operacionit “The Wanted”.
Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.
Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç.
GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.
paul deda
Aktualitet
2 July 2025, 10:18
Rafaela Xhaja
DURRËS- Në pjesën më të frekuentuar të zonës së Plazhit në qytetin e Durrësit, shihet tek vjen e ndalet nj&e...
Aktualitet
2 July 2025, 13:04
N.F
Foto
TIRANË- I nxehti ekstrem që po bëhet i zakonshëm në periudha më të gjata dhe temperatura me ekstreme mund t’i...
Aktualitet
2 July 2025, 12:41
N.F
Projekti
KOSOVË- Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e pë...
Aktualitet
2 July 2025, 12:32
r.ll
zamir meta ne gjykate
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 36-vjeçarin, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me va...
Aktualitet
2 July 2025, 12:17
r.ll
aksidenti
THUMANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor...
Aktualitet
2 July 2025, 12:06
r.ll
talo cela
TIRANË- Dënimi më 18 vjet burg për Talo Çelën, lidhur me grabitjen e Rinasit, mbetet në fuqi. Vendimi i shpa...
Aktualitet
2 July 2025, 11:40
N.F
Foto
DURRËR- Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për të pezulluar nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversit...
Aktualitet
2 July 2025, 11:38
r.ll
pamje nga aksidenti
THUMANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë...
Aktualitet
2 July 2025, 11:16
N.F
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurtdeda
TIRANË- Gjykata e Apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim n&eum...
Aktualitet
2 July 2025, 11:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimë lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi. Gja...