13 September 2026, 22:00
Nga E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Gazeta britanike Daily Mail vijon të ketë në fokus të shkrimve të saj shqiptarët të cilët jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke investiguar lidhjen e tyre me botën e trafikut të lëndëve narkotike. Përmes një repotazhi ku përmend “Çunat e Londrës”, gazeta britanike tregon mënyrën se si ata investojnë në Shqipëri paratë e siguruara në Angli, të cilat vijnë përmes punëve ilegale siç është trafiku i kokainës. Editor i investigimeve, shpjegon se paratë e fituara në Angli pastrohen në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit dhe turizmit.
Në artikull të cilit i referohet Top Channel, evidentohet edhe përpjekja e SPAK në sekuestrimin e pronave me burim krimin e organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe si dhe një marrëveshje mes palës angleze dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Kjo marrëveshje parashikon se pronat e konfiskuara në Shqipëri apo Angli të shtetasve shqiptarë, pasi të jenë shitur do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve. Daily Mail ndalet në rrolin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara zyrat e të cilës janë në një pronë të konfiskuar të një individi i dënuar për prostitucion.
Risena Xhaja, drejtuesja e Agjencisë të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i tregoi gazetës Daily Mail një katalog, të përgatitur posaçërisht, ku paraqiten rreth 2,500 prona dhe pasuri me vlerë mbi 28 milionë euro, të cilat prokurorët i kanë sekuestruar gjatë dekadës së fundit, pasi dyshohet se janë blerë me para që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Mes pasurive të sekuestruara përfshihen një sërë hotelesh të shtrenjta, vila, komplekse turistike pranë detit dhe apartamente bregdetare në të gjithë vendin. Një hotel i konfiskuar iu dha Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në mënyrë që oficerët ta përdorin për pushime dhe konferenca trajnimi.
Ndërsa një pronë në Tiranë tashmë është shndërruar në një galeri publike. Të tilla konfiskime janë komentuar nga Risena Xhaja si të rëndësishme.
Të dhënat e Agjencisë Shqiptare të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tregojnë se deri në qershor 2026 janë sekuestruar 2500 asete me vlerë mbi 28 milion euro. Janë 514 asete të konfiskuara vlera të cilave shkon në mbi 6.5 milion euro./Dosja.al
angli trafik droge shqiptare
Aktualitet
13 September 2026, 21:40
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me publikimin e disa artikujve në media, të cilë...
Aktualitet
13 September 2026, 21:14
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi"...
Aktualitet
13 September 2026, 21:04
E.d
Qytetari
TIRANA- Një qytetar tha se ndyshimi po vjen, duke theksuar se tashmë protestuesit kanë edhe mbështetjen e diasporës. Gjat...
Aktualitet
13 September 2026, 20:54
E.d
Lush Susaj
TIRANA- Profesori Lush Susaj ka dhënë një mesazh për prindërit dhe mësuesit në prag të fillim...
Aktualitet
13 September 2026, 20:43
E.d
Arben Kola
TIRANA- Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se nga dita e nesërme mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej&rdqu...
Aktualitet
13 September 2026, 20:34
E.d
Pankarta
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 106-të të revoltës kundër klas&...
Aktualitet
13 September 2026, 20:15
E.d
Mirjan Aliaj
TIRANA- Aktivisti Mirjan Aliaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme, e cila po zhvillohet pa...
Aktualitet
13 September 2026, 20:01
E.d
Qytetari
TIRANA- Një qytetar ka deklaruar në protestën e 106-të kundër qeverisë se kryeministri Rama u soll si sull...
Aktualitet
13 September 2026, 19:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë të cilët po protestojnë në Tiranë prej më shumë se tre ...
Aktualitet
13 September 2026, 19:35
d
Pamje
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, 106 ditë revoltë kundër klasës politike d...