LIVE UPDATES
Aktualitet

Vajza vdiq pas nje zhytjeje në Shqipëri, babai britanik kërkon përgjigje për vdekjen e saj: Nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare

George Gannon se u trondit kur mësoi për vdekjen e 29-vjeçares Rebecca dhe thotë se ai ende nuk ka mundur të qajë apo të pikëllohet. Ai thotë se kërkimi për përgjigje i ka kushtuar kursimet e jetës së tij, por është i vendosur të vazhdojë.

24 March 2024, 13:33 Nga r.ll
Vajza vdiq pas nje zhytjeje në Shqipëri, babai britanik kërkon
rebecca gannon

BRITANI- Një baba britanik, vajza e të cilit u mbyt gjatë zhytjes në Shqipëri, thotë se ndjen sikur vdekja e saj ka diçka të fshehur dhe se nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për drejtësinë për të.

George Gannon, 61 vjeç, tha në një intervistë për Sky News se Rebecca, 29 vjeç, po kryente zhytje në një turne të organizuar me Qendrën Diving Spiranca në Sarandë shtatorin e kaluar, kur është gjendur në vështirësi. Ai tha se u trondit kur mori vesh lajmin vdekjen e saj.

“Ne ishim ulur si familje duke parë funeralin e Mbretëreshës, kur u trokitën në derë, hynë dy policë dhe thanë, "duhet t’ju ​​themi se vajza juaj vdiq në Shqipëri". Nuk kam mundur të qaj akoma, nuk kam mundur të pikëllohem”, tha ai.

George ka kaluar pjesën më të madhe të 12 muajve të fundit në Shqipëri duke u përpjekur të zbulojë se çfarë ka ndodhur dhe tani është gati të kthehet në Britani.

“Nuk do të ndalem kurrë derisa të gjej drejtësinë. Është e tmerrshme, nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare, nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria britanike. Sapo kam qenë atje duke luftuar për vajzën time pa asnjë ndihmë dhe kur jam përpjekur të kontaktoj me njerëz ata thjesht nuk flasin. Është sikur e gjithë situata është futur nën tapet dhe nuk ka ndodhur kurrë, por nuk do të ndalem kurrë, kurrë, kurrë, derisa të gjej drejtësinë”, tha ai. 

Gannon tha se Rebecca kishte dashur të plotësonte 30 zhytje në kohën para se të mbushte 30 vjeç. Zhytja në Shqipëri ishte e 29-ta e saj dhe e fundit. Ai dyshon se u desh shumë kohë për të shpëtuar Rebekën, se vdekja e saj mund të ishte parandaluar dhe se vendi ku ajo vdiq ishte vetëm shtatë metra i thellë.

"Ajo ishte zhytur 25-30 metra dhe që ajo të vdiste vetëm në shtatë metra ujë ishte katastrofike," tha ai.

"Spiranca" bëri udhëtime zhytjeje në detin Jon. Kompania duket se nuk funksionon më dhe një gazetar shqiptar i tha Sky News se kishte pasur një arrestim lidhur me ngjarjen.

Muhamed Veliu tha: “Prokurorët akuzuan pronarin e kësaj kompanie që ofron zhytje në Sarandë, për shkelje të rregullores së shëndetit dhe sigurisë në punë. Kjo është akuza e vetme dhe në thelb ai vendosi një garanci prej rreth 13,000 £ dhe u lirua me kusht."

Gazetari tha se sipas ligjit shqiptar prokurorët kanë dy vjet kohë për të përfunduar një hetim dhe për të vendosur nëse do të dërgojnë një çështje në gjykatë.

“Unë ndaj të njëjtin shqetësim me familjen e Rebecca Gannon, duke mos qenë e informuar për shpejtësinë dhe fazën e këtij hetimi në Shqipëri. Ky është vërtet një turp i madh për drejtësinë shqiptare. Prokurorët në Shqipëri për fat të keq e nënvlerësojnë rëndësinë për t'i treguar familjes për ecurinë e hetimeve, nuk është si në Britaninë e Madhe kur ndodhi një krim dhe policia cakton një oficer ndërlidhës në familjen e viktimës. Fatkeqësisht, ne nuk e kemi këtë në Shqipëri”, tha Veliu. 

George, një ish-pronar furre buke, thotë se i ka kushtuar kursimet e jetës së tij duke u përpjekur të luftojë për përgjigje në emër të vajzës së tij. Familja ka krijuar një faqe në Just Giving në përpjekje për të mbledhur fonde për kostot e tyre ligjore. Ndërkohë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Ne po ndihmojmë familjen e një shtetasi britanik që vdiq në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

george gannon rebecca ganon

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin