6 August 2022, 21:36
Nga I.A
Sulmet
IZRAEL- Avionët izraelitë goditën Gazën ndërsa raketat palestineze shpërthyen në brendësi të Izraelit të shtunën, një ditë pasi një operacion izraelit kundër grupit militant të Xhihadit Islamik shkaktoi përleshje ndërkufitare, duke i dhënë fund një qetësie relative rreth një vjeçare.
Xhihadi Islamik qëlloi me raketa dhe mjete ajrore artizanale që arritën deri në një qendër tregtare në Tel Aviv. Një ditë më parë, Izraeli vrau një komandant të lartë islamik gjatë një sulmi ajror.
Izraeli goditi të shtunën celula të Xhihadit Islamik dhe depo armësh të fshehura në zona të banuara, tha ushtria. Sulmet izraelite kanë vrarë 15 palestinezë, mes tyre katër militantë të tjerë të Xhihadit Islamik dhe tre civilë, përfshirë një fëmijë, njoftuan organet palestineze të shëndetësisë.
Militantët palestinezë qëlluan Izraelin me të paktën 200 raketa. Shumica e tyre u shkatërruar në ajër nga forcat izraelite. Sulmet e militantëve islamikë detyruan banorët të futen në vendstrehime. Institucionet izraelite të shëndetësisë thanë se mes të plagosurve nuk ka raste të rënda.
Egjipti tha se ishte angazhuar në bisedime intensive për të qetësuar situatën. Përshkallëzimi i mëtejshëm do të varet kryesisht nga fakti nëse Hamasi, grupi militant islamik që kontrollon Gazën, vendoste t'i bashkohej luftës.
Marrë nga VOA
izraeli sulmon gazen
Bota
6 August 2022, 21:30
I.A
Lars-Gunnar Wigemark
KOSOVË- Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës ...
Bota
6 August 2022, 21:17
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një 19-vjeçar i huaj ka ndërruar jetë në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i nëntë ...
Bota
6 August 2022, 21:17
I.A
Elon Musk
SHBA- Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agraw...
Bota
6 August 2022, 20:42
I.A
Daria Aslamova dhe Sergei Lavrov
KOSOVË- Sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, Daria Aslamova, e cila nga shumë...
Bota
6 August 2022, 20:31
I.A
Tank
SHBA- Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re ndihme sigurie prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, e ci...
Bota
6 August 2022, 20:04
I.A
Aksidenti ne Kroaci
KROACI- Nga hetimi i aksidentit të autobusit polak në të cilin humbën jetën 12 persona në autostradë...
Bota
6 August 2022, 19:35
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19, por do të mbetet në izolim në pritje të një testi t&e...
Bota
6 August 2022, 19:35
F.M
Policia, vendi ku ndodhi vrasja në Lipjan
KOSOVË- Dardan Gashi është 22-vjeçari që ka mbetur i vrarë në një ...
Bota
6 August 2022, 19:25
I.A
Ushtria
TAIWAN- Tajvani ka thënë se Kina është duke kryer stërvitje ushtarake të cilat duket se po simulojnë një su...
Bota
6 August 2022, 19:24
F.M
Stepan Dolgikh dhe Oksana Poludentseva
RUSI- Një burrë është dënuar me me 18 vjet burg pasi ka vrarë gruan e tij në dit&...