21 September 2026, 08:08
Nga E.d
Flon Kastrati, student i Universitetit të Prishtinës
PRISHTINA- Vendimi i Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, ka ngjallur revoltë dhe protesta. Në kuadër të kësaj, studentët e Universitetit të Prishtinës, së bashku me studentë të universiteteve të tjera, kanë paralajmëruar një protestë paqësore sot në Prishtinë. Përmes kësaj ata bëjnë thirrje për unitet dhe drejtësi.
Gjatë një konference për mediat nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ata kanë deklaruar se protesta do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”. Flon Kastrati ftoi të gjithë studentët, rininë dhe qytetarët t’i bashkohen marshit paqësor, ndërsa njoftoi do të shpaloset edhe një memorandum prej gjashtë pikash.
“Ky marsh është thirrje për unitet dhe e ka në qendër unitetin si e vetmja zgjidhje deri në fjalën e fundit të drejtësisë. Studentët e UP-së, së bashku me universitetet e tjera publike dhe private, kanë përgatitur edhe një memorandum prej 6 pikash, i cili do të lexohet nga kolegët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni”, tha ai.
Ndërsa, Donart Humolli nga Parlamenti Studentor, u shpreh se ndiejnë detyrim moral dhe përgjegjësi qytetare që ta ngrenë zërin ndaj një vendimi. Ai tha se ata kërkojnë hetim dhe monitorim të detajuar të procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tij, një proces i tillë meriton transparencë maksimale dhe syrin vigjilent të botës demokratike, për të garantuar se nuk po prodhohet një padrejtësi historike
“Njëkohësisht, kërkojmë hetim dhe monitorim të detajuar të procesit gjyqësor në Hagë nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Besojmë fuqimisht se ky vendim dënues ka qenë i padrejtë dhe bie ndesh me parimet e drejtësisë, duke cenuar vetë themelet e historisë sonë të lavdishme çlirimtare dhe luftës sonë mbrojtëse. Një proces i tillë meriton transparencë maksimale dhe syrin vigjilent të botës demokratike, për të garantuar se nuk po prodhohet një padrejtësi historike”, tha Humolli.
Studentët kanë bërë thirrje për partitë politike që të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, në mënyrë që të vendosin unitetin mbi interesat ditore./Dosja.al
uÇk vendim protesta
Aktualitet
21 September 2026, 07:57
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Para...
Aktualitet
21 September 2026, 07:52
E.d
Foto ilustruse
Mijëra njerëz kanë dalë në sheshin kryesor të Prishtinës të dielën në natën e pest&eu...
Aktualitet
21 September 2026, 07:34
E.d
Nëna e Aurora Tilës
ITALI- Gjykata e Apelit e Bolonjës e uli nga 17 në 15 vjet dënimin për autorin e vrasjes së...
Aktualitet
21 September 2026, 07:30
E.d
Foto ilustruse
Ndryshe nga sa nisi, sezoni veror i këtij viti po mbyllet me një tablo pozitive për turizmin. Pas një qershori të z...
Aktualitet
21 September 2026, 07:27
E.d
Grafiku
Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria ...
Aktualitet
21 September 2026, 07:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjell&eum...
Aktualitet
21 September 2026, 06:52
E.d
Foto ilustruse
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme po ...
Aktualitet
20 September 2026, 22:00
E.d
Pamje
TIRANA – Qytetarët kanë mbyllur protestën e 113-të kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkuar dorëh...
Aktualitet
20 September 2026, 21:50
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë në kuadër të protestës së 113-të. Gjatë ...
Aktualitet
20 September 2026, 21:42
E.d
Roberto Mollo
ITALI- Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian i cili gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që k...