Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Doktorë dhe policë në këmbë, pamjet nga spitali ku u shtrua i plagosur kryebashkiaku i Divjakës
Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa autori Ergest Xhelili është vënë në pranga.
11 November 2022, 12:33Nga a.l
Spitali rajonal i Divjakës
DIVJAKË- Pamjet që shihni vijnë nga spitali rajonal i Divjakës, ku mëngjesin e sotëm u dërgua i plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi. Siç shihet edhe në video, në ambinetet e spitalit ndodhen disa efektivë dhe mjekë të cilët duket se po komunikojnë me njeri-tjetrin.
Kryebashkiaku i Divjakës Fred Kokoneshi u plagos me thikë mëngjesin e sotëm nga Ergest Xhelili, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT), i cili është vënë në pranga nga policia. Xhelili pretendoi se krybashkiaku ka udhëruar lëvizjen nga vendi i punës të gruas së tij e cila punonte në spitalin e Divjakës. “Pse më lëvize gruan nga puna,”- mësohet të ketë thënë Xhelili.
Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga./ Dosja.al