18 April 2024, 14:54
Nga I.A
Bledian Koka
TIRANË- Erion Veliaj pasi paditi për shpifje emisionin Piranjat dhe gazetarin Bledian Koka vetëm pse pyeti një dëshmitar që rrëfente lidhjet e tij me Inceneratorin e Tiranës, përdor edhe Gjykatën për ta zvarritur këtë process prej një viti për interesa politike. Edhe pse në tre seanca Veliaj nuk ka pranuar të paraqitet për padinë e tij, gjykata në mënyrë të paprecedentë ka refuzuar mbylljen e këtij procesi, por ka shtyrë pas 3 muajve seancën e radhës. Gazetari Koka ka lëshuar akuza ndaj Veliaj dhe Gjykatës, që sipas tij refuzon të thërrasë e të veprojë ndaj “Alibabës së 5D-ve”.
Një pyetje drejtuar biznesmenit Italian Gabriele Tarroni Longinotti për lidhjet Erion Veliajt me Alberto Presezzin për çështjen e inceneratorëve, vijon të mbajë prej një viti dyerve të gjykatave gazetarin Bledian Koka, i paditur për shpifje nga kryebashkiaku i Tiranës, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.
Ndonëse Erion Veliaj nuk paraqitet ne séance për të dhënë sqarime për lidhjet e tij me Alberto Presezzin, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Dorian Matlija, për pushimin e çështjes.
Gjyqtarja Enkeljda Dalipi vendosi që séance e radhës të mbahet në datën 1 korrik, teksa avokati Dorian Matilija e cilësoi skandaloz këtë vendim.
Gazetari Bledian Koka, akuzoi gjykatën se po zbaton urdhrat e Ali Babës në krye të Bashkisë, sic e cilësoi ai Erion Veliajn. Këtë deklaratë gazetari Koka zgjodhi ta jepte përpara godinës së SPAK-ut, që po heton bashkëpunëtorët e Veliajt në aferën 5D.
Disa muaj më parë, vetë Alberto Presezzi ishte në drejtorinë e aseteve të sekuestruara, e cila ka në administrim, kompaninë e inceneratorit, ndërsa u denoncua nga kreu i PD-së, Sali Berisha, se po tentohet të sillet në Tiranë investimi 100 milionë euro i icneneratorit të Sharrës. Kjo provoi deklaratën e Gabriele Tarroni Longinotti që u transmetua nga gazetari Beldian Koka, se Alberto Presezzi është njeriu kyç që do të sjellë në kryeqytetin shqiptar investimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.
Marrë nga Syri.net
gabriele tarroni longinotti alberto presezzi bledian koka
Aktualitet
18 April 2024, 14:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin ...
Aktualitet
18 April 2024, 14:04
I.A
Aksidenti
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Siç shihet nga videoja e m&eum...
Aktualitet
18 April 2024, 13:26
M.B
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 37-vjeçar, banues në Fier, u arrestua teksa po transportonte 11 emigrantë nga Vendet e ...
Aktualitet
18 April 2024, 13:29
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohet i shpalluri në kërkim kombëtar Eduart Stafhasani në Durrës. Mësohet se Gjykata e...
Aktualitet
18 April 2024, 13:20
M.B
Foto ilustruese
MONITOR- Gjatë vitit të shkuar, ankesat kryesore të bizneseve pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë b&eu...
Aktualitet
18 April 2024, 13:06
M.B
Kukës
KUKËS– Të papriturat e motit kanë ofruar panorama të ndryshme në disa qarqe të vendit. Në ra...
Aktualitet
18 April 2024, 12:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë ditën e sotme në një njoftim në lidhje me qarkullimin në...
Aktualitet
18 April 2024, 12:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Procesi i lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nuk ka sjellë rezultate të rëndësishme as për...
Aktualitet
18 April 2024, 12:20
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 35-vjeçar është arrestuar në Shkodër për vjedhje në një banesë të nj&...
Aktualitet
18 April 2024, 12:16
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorës, pasi u kap teksa lëvizte me pistoletë në mak...