LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në luginën e Drinit

Lugina e Drinit, me tre liqenet e saj dhe majat e Alpeve, ofron një potencial turistik që sa ka nisur të shfrytëzohet nga operatorët turistik privat, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë hapur bujtinat dhe qendrat e para turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

8 September 2024, 22:56 Nga I.A
VOA: Mungesë investimesh nga qeveria për zhvillimin e turizmit në
Drini

TIRANË- Zona veriore e Shqipërisë ofron pasuri të shumta natyrore për zhvillimin e turizmit, kryesisht atij malor. Një prej tyre është edhe Lugina e Drinit, e cila përshkolet mes Alpeve, ku gjatë dy-tre vitet e fundit kanë nisur aktivitetin në fushën e turizmit rreth 70 biznese, kryesisht nga banorët vendas. Por, siç njofton Zërit i Amerikës problem mbetet gjendja e rrugës automobilistike që shkon drejt Komanit dhe mbeturinat që derdhen në liqen.

Lugina e Drinit, me tre liqenet e saj dhe majat e Alpeve, ofron një potencial turistik që sa ka nisur të shfrytëzohet nga operatorët turistik privat, por edhe banorë të zonës, të cilët kanë hapur bujtinat dhe qendrat e para turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Por, krahas tyre, në zonë janë shfaqur edhe problematikat e para, siç janë vështirësitë e udhëtimit dhe mbeturinat, të cilat shfaqen herëpashere mbi sipërfaqen e ujit, sidomos në Liqenin e Komanit.

Rruga e Komanit, me një gjatësi prej rreth 36 kilometrash, e cila nis nga qyteza e Laçit në Vau Dejës për të përfunduar në tunelin e Komanit, është një nga rrugët më të dëmtuara në Shqipëri, e cila nuk ofron siguri rrugore për dhjetëra automjete që lëvizin çdo ditë nëpër këtë aks të rëndësishëm rrugor duke transportuar banorë të zonës së Alpeve, por edhe turistë që shkojnë drejt pikave turistike si ajo e Lumit të Shalës, Valbonës si dhe qytetit Bajram Curri e deri në Gjakovë.

Shqetësimin për gjendjen e rrugës e kanë paraqitur disa herë përmes protestave banorët e zonës, operatorët turistik që veprojnë në Luginën e Drinit, por edhe organizatat joqeveritare.

Mirsad Basha i shoqatës “Eko Mendje” thotë se rruga e Komanit nuk është vetëm një rrugë e keqe, por ajo është me rrezikshmëri të lartë për jetën për shkak të shumë kthesave, humnerave, erozionit.

"Ndaj, duhet një vëmendje më e madhe për atë zonë. Megjithëse janë organizuar shumë protesta nga shoqëria civile dhe nga operatorët turistik të zonës, situata nuk ka ndryshuar", thotë ai.

Kryetari i Bashkisë “Vau Dejës”, Kristian Shkreli, thotë ndërkohë se rruga ka degraduar plotësisht për shkak të automjeteve të tonazhit të rëndë që punojnë për nevojat e hidrocentralit të Komanit, por edhe numrit të lartë të automjeteve që shkojnë drejt pikave turistike të zonës.

“Është një rrugë ku prej 30 vitesh askush nuk ka vënë dorë dhe për këtë shkak ka ardhur edhe degradimi i saj. Por, ne si bashki nuk e kemi në ngarkim, pasi kjo rrugë është në inventarin e ARSH-së. Edhe po të ishte e Bashkisë Vau Dejës ne do ta kishim të pamundur investimin në atë rrugë, sepse është një investim shumë i madh. Por, kryeministri na ka premtu që, shumë shpejt, do të nisin punimet për rrugën Vau Dejës-Koman”, thotë ai.

Në qershor të vitit 2021, KESH-i paraqiti një plan për zhvillimin e zonës dhe rikonstruksionin e rrugës së Komanit, por në fund të vitit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se “rruga e Komanit nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 dhe as buxhetin afatmesëm”.

Biologia Aurora Piroviç, një eksploruese e pasionuar e Veriut të Shqipërisë dhe udhërrëfyese e grupeve turistike në këtë zonë, veçon nevojën e një vëmendje më të madhe ndaj kësaj zone, e cila po tërheq me shpejtësi flukse turistike nga shumë vende të botës.

"Eksplorimi i Lumit të Shalës dhe Valbonës si dhe udhëtimi me motovarka apo me traget nëpër tre liqenet e luginës janë një nga përvojat më mbresëlënëse për vizitorët vendas dhe të huaj, thotë Aurora, por mbeturinat, që shfaqen herëpashere në ujërat e liqeneve, e dëmtojnë turizmin në këtë zonë.

“Gjatë të gjithë vitit në këtë basen problematike është ndotja, ndotja plastike që kryesisht vjen nga hedhja e mbeturinave në përrenj, lumenj, si mënyra më e shkurtër për të hedhur mbeturinat, por që është edhe rruga më e gabuar, e cila nuk po gjen zgjidhje. Duhet ndërgjegjësim, përmirësim i infrastukturës dhe hapësira për venddepozitimet e mbetjeve”, thotë ajo.

Pothuajse çdo vit, Korporata Elektroenergjitike, së bashku me vullnetarët e shoqatës mjedisore “Eko Mendje”, ndërmarrin aksione për pastrimin e Liqenit të Komanit nga mbeturinat. Megjithatë, sipas drejtuesit të kësaj shoqate, Mirsad Bashës, është përgjegjësi e bashkive mbrojtja e zonës nga ndotja prej mbeturinave.

Në pikën turistike të Lumit të Shalës, sipas kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, aktualisht operojnë rreth 70 subjekte private në funksion të turizmit, të cilët paguajnë taksat në Bashkinë e Shkodrës, ndërsa pastrimin e zonës e bën Bashkia Vau Dejës, një bashki me fonde të pakta për të menaxhuar një territor kaq të gjërë.

“Këtë vit kemi pasur jashtëzakonisht shumë mbetje që na kanë sjellur shumë probleme. Sivjet ja kemi dalë, por shpresojmë që për vitin tjetër të bëjmë ndonjë kontratë me Bashkinë e Shkodrës për t’a patur sa më të lehtë pastrimin e tyre, sepse Bashkia e Shkodrës, për shkak të largësisë me Liqenin e Komanit, e ka të pamundur të bëjë pastrimin e mbeturinave që hidhen në liqen”, thotë ai.

Megjithë potencialin e madh për një zhvillim të turizmit malor të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, Lugina e Drinit, ashtu si e gjithë zona Veriore e Shqipërisë përballet me problematika, të cilat kanë ardhur nga një mungesë e gjatë ndër vite e vëmendjes ndaj kësaj zone, shoqëruar me investime të pakta në krahasim me zonat e tjera të Shqipërisë./VOA

lugina e drinit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin