LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Zjarret vazhdojnë të dëmtojnë ekonominë dhe mjedisin në Shqipëri

Vetëm ditën e sotme, më datën 29 gusht, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, janë raportuar 29 vatra zjarri në fshatrat e 16 bashkive: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe. Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive sot në zonën malore të Bashkisë së Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrësit.

29 August 2024, 22:51 Nga M.B
VOA: Zjarret vazhdojnë të dëmtojnë ekonominë dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullota po vazhdojnë prej më shumë se dy muajsh në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomisë së vendit, por edhe mjedisit. Vetëm ditën e sotme, më datën 29 gusht, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, janë raportuar 29 vatra zjarri në fshatrat e 16 bashkive: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe. Disa vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive sot në zonën malore të Bashkisë së Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrësit.

Shqipëria nuk ka një arkivë të dhënash të publikuara mbi zjarret dhe dëmet e shkaktuara në sipërfaqet pyjore gjatë 30 viteve të fundit. Por sistemi europian i informacionit për zjarret në pyje jep një pasqyrë të qartë të këtyre të dhënave duke nisur nga viti 2006, të cilat dëshmojnë se Shqipëria është një nga vendet e rajonit që është prekur më shumë nga zjarret në sipërfaqet pyjore. Sipas tij, gjatë 8 muajve të deritanishëm të vitit në Shqipëri janë prekur nga zjarret 139 zona pyjore ku janë djegur 40.514 hektarë pyje, ose 1.41 përqind të të gjithë sipërfaqes pyjore të vendit.

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje ka nisur regjistrimin e të dhënave satelitore për Shqipërinë që në vitin 2006. Sipas të dhënave të regjistruara prej tij, viti 2024 renditet në vendin e pestë për numrin më të madh të zjarreve dhe sipërfaqeve pyjore të djegura. Rekordin e mban viti 2007 me 163 zjarre dhe 127.491 hektarë pyje të djegura. Pas tij renditen viti 2011, 2012 dhe viti 2017. Ndërsa viti 2014 shënoi numrin më të vogël të zjarreve, vetëm 3, me një sipërfaqe të djegur 431 ha.

Kështu, sipas EFFIS, brenda 18 viteve të fundit, zjarret kanë prekur 1529 zona pyjore duke djegur 446.513 hektarë pyje, një sasi kjo e konsiderueshme për një vend të vogël si Shqipëria. Qarqet më të prekura janë ai i Vlorës, pasuar nga Qarku i Shkodrës, i Lezhës, Kukësit, Gjirokastrës dhe Dibrës. Ndërsa, qarqet më pak të prekura nga zjarret në pyje janë Qarku i Elbasanit, pasuar nga Qarku i Beratit.

Për shkak të kapaciteteve të kufizuara njerëzore dhe materiale për përballimin e situatës, Shqipëria këtë vit aktivizoi dy herë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetjen me helikopterë të specializuar në shuarjen e zjarreve në pyje. Gjithashtu, në shuarjen e vatrave të zjarrit janë përfshirë edhe forcat dhe mjetet e ushtrisë, të mbështetura nga një helikopter “Cougar” i Forcave të Armatosura

Të dhënat e ofruara nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, duke nisur nga viti 2006 e në vazhdim, pasqyrojnë shkallën e dëmtimit të kësaj pasurie kombëtare, por edhe paaftësinë dhe indiferencën e strukturave shtetërore për marrjen e masave parandaluese si dhe fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe materiale për mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare, e cila vazhdon të dëmtohet.

Fenomeni i zjarreve në sipërfaqet pyjore ka prekur të gjithë rajonin e Ballkanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonominë e këtyre vendeve, por edhe në mjedis e turizëm. Kështu, pas Greqisë, numrin më të madh të zjarreve në sipërfaqet pyjore e mban Maqedonia e Veriut, shoqëruar nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.

Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje, që nga viti 2006 në Kosovë janë djegur 195.700 hektarë me pyje. Rajonet më të prekura janë Prizreni dhe Gjakova, të dyja zona kufitare me Shqipërinë. Sipas këtij burimi, nga viti 2006 e në vazhdim në Prizren janë djegur 50.800 hektarë pyje, ndërsa në Gjakovë 47600 hektarë pyje.

Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) operon që nga viti 1998 dhe mbështet shërbimet përgjegjëse për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret në vendet e Bashkimit Europian, por edhe vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë. Ai është një komponente e shërbimeve të menaxhimit të emergjencave civile në programin COPERNICUS të BE-së./ VOA

zjarret ne vend

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes