LIVE UPDATES
Aktualitet

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

Vodafone Albania po teston një qasje krejt tjetër. Jo duke folur për Inteligjencën Artificiale, por duke e bërë atë pjesë të padukshme të jetës sonë të përditshme.

21 July 2026, 09:21 Nga D.S

Vodafone Albania teston për herë të parë në

TIRANË-  Brenda çdo sistemi që duket kompleks, në fund ekziston një thjeshtësi e madhe: njeriu. Sot flasim çdo ditë për Inteligjencën Artificiale. E dëgjojmë në konferenca, e lexojmë në media, e shohim në aplikacione. Por për shumicën prej nesh, AI vazhdon të mbetet një koncept që diskutohet më shumë sesa përjetohet. Vodafone Albania po teston një qasje krejt tjetër. Jo duke folur për Inteligjencën Artificiale, por duke e bërë atë pjesë të padukshme të jetës sonë të përditshme.

Imagjinoni një antenë celulare që nuk transmeton vetëm sinjal. Ajo "vëzhgon" vazhdimisht mënyrën si lëvizin njerëzit, ku rritet trafiku i internetit dhe si ndryshojnë kushtet përreth. Më pas vendos vetë të ndryshojë pozicion, duke u rrotulluar ose anuar drejt zonës ku nevoja është më e madhe. Dhe e bën këtë pa pritur që një inxhinier të ngjitet në kullën e antenës.

Vodafone Albania teston për herë të parë në

Ky është një nga shembujt e parë të asaj që industria e telekomunikacionit e quan Physical AI: Inteligjencë Artificiale që nuk kufizohet vetëm në analizimin e të dhënave, por ndërhyn fizikisht në infrastrukturë për të përmirësuar performancën e rrjetit pa patur nevojë për ndërhyjen e njeriut.

Përmes një projekti pilot në Tiranë, Vodafone Albania po sjell për herë të parë këtë teknologji në vend. Zgjidhja kombinon një "tru" të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale me një krah robotik të zhvilluar në partneritet me HUMAX Networks, i aftë të rrotullojë dhe anojë antenat aktive 4G dhe 5G në kohë reale, në mënyrë që rrjeti të përshtatet vazhdimisht me nevojat e përdoruesve.

Ky projekt është pjesë e vizionit të Vodafone Group për ndërtimin e rrjeteve autonome dhe AI-native: rrjete që nuk presin më komandat e njeriut, por perceptojnë, mësojnë dhe përshtaten vetë.

Vodafone Albania teston për herë të parë në

"Duke kombinuar Inteligjencën Artificiale, automatizimin dhe robotikën, rrjeti ynë tashmë mund të ndjekë në mënyrë dinamike lëvizjen e përdoruesve dhe ndryshimet e kërkesës për shërbime, duke ofruar lidhje më cilësore dhe një eksperiencë më të mirë për klientët," – shprehet Francisco (Paco) Martin Pignatelli, Drejtor i Mobile Access Engineering në Vodafone.

Por çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Imagjinoni një të shtunë pasdite. Fillimisht jeni në shtëpi duke parë video, duke ndarë reels me miqtë apo duke bërë një telefonatë. Pak më vonë gjendeni në një koncert me mijëra njerëz. Brenda pak minutash, kërkesa për internet shumëfishohet.

Deri më sot, përshtatja e rrjetit në situata të tilla kërkonte ndërhyrje manuale nga inxhinierët e Vodafone Albania, të cilët rikonfiguronin antenat sipas nevojës. Ishte një proces që mund të zgjaste ditë, madje edhe javë. Me teknologjinë e re, e njëjta përshtatje mund të ndodhë brenda vetëm 20–30 minutash.

Sistemi analizon vazhdimisht trafikun, parashikon se ku do të nevojitet më shumë kapacitet dhe udhëzon në mënyrë autonome krahun robotik të ndryshojë pozicionin e antenës. Gjithçka ndodh ndërkohë që përdoruesit vazhdojnë të përdorin rrjetin normalisht, pa ndërprerje dhe pa e kuptuar se në sfond po zhvillohet një proces kompleks optimizimi.

Vodafone Albania teston për herë të parë në

Madje, sistemi nuk mbështetet vetëm te të dhënat e trafikut. Ai merr në konsideratë edhe faktorë si kushtet atmosferike. Nëse moti ndryshon ose parashikohet një rritje e fluksit në një zonë të caktuar, rrjeti mund të përshtatet paraprakisht, përpara se të krijohet mbingarkesa.

Për përdoruesit, e gjithë kjo përkthehet në diçka shumë të thjeshtë: internet më të qëndrueshëm, mbulim më të mirë dhe një eksperiencë më cilësore. Pa aplikacione për të instaluar. Pa cilësime për të ndryshuar. Pa njoftime që shpjegojnë çfarë po ndodh. Rrjeti thjesht bëhet më inteligjent.

Ky projekt është pjesë e strategjisë më të gjerë të Vodafone për modernizimin e rrjeteve radio (RAN) përmes arkitekturave të hapura dhe të bazuara në softuer. Duke bashkuar Inteligjencën Artificiale, automatizimin dhe dixhitalizimin e infrastrukturës, kompania po ndërton themelet e gjeneratës së ardhshme të rrjeteve: rrjete që marrin vendime gjithnjë e më inteligjente me ndërhyrje minimale njerëzore.

Vodafone Albania teston për herë të parë në

Testimi në Tiranë konfirmon gjithashtu rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Shqipëria po merr brenda ekosistemit të inovacionit të Vodafone Group. Pas demonstrimit të teknologjisë AI-powered Network Slicing të Vodafone Albania në partneritet me Nokia, Shqipëria po shndërrohet në një vend ku zhvillohen teknologjitë që do të formësojnë të ardhmen e konektivitetit.

Ndoshta ky është kuptimi i vërtetë i Inteligjencës Artificiale, jo ta vërejmë më shumë, por ta ndiejmë më pak, sepse ajo punon në sfond që gjithçka të funksionojë më mirë.

vodafone albania


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin