5 August 2022, 08:51
Nga d.a.
Foto ilustruese
DIVJAKË- Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy punonjës të Zyrës Postare në Divjakë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën pensionet e qytetarëve duke falsifikuar dokumentet. Sipas njoftimit të policisë, në finalizimi të operacionit “Post Office” u arrestuan shtetasit Gëzim Murrizi, punonjës shërbimi dhe Endri Llazi përgjegjës i zyrës postare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Post Office”.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier dhe Sektorin Operacional në DVP Fier.
Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet, vihen në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare Divjakë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve: E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë; G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
gezim murrizi endri llazi
Aktualitet
5 August 2022, 08:10
d.a.
SHBA- Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti n&e...
Aktualitet
5 August 2022, 07:51
d.a.
Arma e sekuestruar
ITALI- Agjentët e njësisë së Fontivegge, gjatë kontrolleve të territorit, kanë ndaluar një 28-vj...
Aktualitet
5 August 2022, 07:42
d.a.
aksidenti ne Itali
ITALI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanu...
Aktualitet
5 August 2022, 07:16
d.a.
Foto ilustruese
TIRANË- Moti ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura ku orët e ...
Aktualitet
4 August 2022, 22:49
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gji...
Aktualitet
4 August 2022, 22:09
I.A
KORÇË- Një konflikt fizik ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta në Korçë. Mësohet se një...
Aktualitet
4 August 2022, 21:47
I.A
Bledi Çuçi
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument pronësie të Ministrit të Brendshëm Bledi ...
Aktualitet
4 August 2022, 21:43
k.m.
Zjarr në Shijak
SHIJAK- Një zjarr ka rrezikuar mbrëmjen e së enjtes fshatin Shahinas të Shijakut. Zjarri që kërcëno...
Aktualitet
4 August 2022, 21:16
I.A
Sekuestrimet
GREQI- Dy persona, një 83-vjeçar dhe një shqiptar 54 vjeç,, janë arrestuar mëngjesin e djesh...
Aktualitet
4 August 2022, 20:42
I.A
Foto nga protesta
TIRANË- Qytetarët i kanë lënë ultimatum kryeministrit Edi Rama për vrasjen e 7-vjeçares Jonada ...